‘Punësimet elektorale’/ Anëtarja e KQZ denoncon Bashkinë Durrës: Lista shtesë e punonjësve u miratua në 9 prill

‘Punësimet elektorale’/ Anëtarja e KQZ denoncon Bashkinë Durrës: Lista shtesë e punonjësve u miratua në 9 prill

23:03, 19/04/2021
A+ Aa A-

Anëtarja e Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Helga Vukaj ka denoncuar punësimin elektoral në bashkinë e Durrësit nga kryetarja e Bashkisë.

Vukaj shprehet se lista shtesë e punonjësve është miratuar në 9 prill 2021 dhe kjo është e ndaluar nga Kodi Zgjedhor. Gjithashtu shprehet se e ka denoncuar këtë fenomen dy javë para dhe ende nuk ka marrë përgjigje.

Helga Vukaj: “Më lejoni të përcjell një shqetësim që më vjen nga një zyrtar. Ai më dokumenton dhe më pranon se kryetarja e bashkisë Durrës ka miratuar strukturën e re të bashkisë Durrës me shtesë punonjësish nga viti i kaluar jo më larg se sa prilli 2021. Ka dy shkelje të rënda: së pari e ka miratuar në datën 9 prill 2021, gjë që është e ndaluar që nga data 25 dhjetor 2020 dhe Kodi Zgjedhor ju e dini shumë mirë që nuk e lejon; së dyti pamja vjen nga këshilli bashkiak dhe i kam dokumentat, i cili siç e  dimë ka kompetencë miratimin e numrit të punonjësve të institucionit, pra edhe në kundërshtim me ligjin.

Së treti ka miratuar dhe një listë me emra ku i ka transferuar punonjësit sipas dëshirës, më thotë në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe me ligjin për nënpunësin civil ku përcaktohet qartë se transferohen punonjësit që nuk i ekziston më pozicioni pas ristrukturimit. Kjo është ajo zoti Merkaj që kam kërkuar par dy javëve dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco