Helidon Bushati: Piktori që kemi kryeministër e urren Shkodrën, e ka trajtuar si fshat

Helidon Bushati: Piktori që kemi kryeministër e urren Shkodrën, e ka trajtuar si fshat

22:33, 19/04/2021
A+ Aa A-

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati, i ftuar në “Çim Peka Live”, foli për fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas Bushatit, Rama ka bilanc të keq në Shkodër, pasi qeveria e tij nuk ka bërë investime, madje sipas tij e ka trajtuar qytetin më të madh të Veriut të vendit sikur të ishte fshat.

“Ka një bilanc të ndarë në dy periudha të Ramës në Shkodër. Bilanci i parë përsa i përket investimeve në mandatin e parë 2013-2017. Është investuar vetëm për impiantin elektrik të Teatrit ‘Migjeni’. Për katër vjet vetëm kaq është bërë.

Dy investimet e tjera, të stadiumit ‘Loro Boriçi’dhe fototekës janë me fonde të huaja, jo të qeverisë Rama. Në këto vite vetëm këto janë investimet e qeverisjes së rilindjes.

Në mandatin e dytë, ka përsëri disa investime. Një për propagandë, 3D dhe investime me fokus korrupsioni. Investime korruptive ku pjesa e përfitimit është më e madhe se pjesa e investimit.

Një investim 18 km rrugë në Velipojë, që kushton 22 milionë euro. Në pjesën më të madhe të trasesë së kësaj rruge, kalon mbi trasenë ekzistuese. Duhet të kuptoni që është bërë një shtesë dhe ka fond 22 milionë euro.

Piktori që kemi sot si kryeministër, e trajton Shkodrën si fshat. Duket sikur e urren. Thotë është nip Shkodre, por ai ka probleme me identitetin. Ka pasur një përqasje diskriminuese ndaj Shkodrës.

Shkodra merr fonde sa Pusteci. Justifikimi është që nuk ka projekte, Por bashkia ka 39 projekte dhe janë dhënë fonde vetëm për 4 të tilla.

Besoj te Basha që thotë do ta rikthejmë normalitetin, është edhe për Shkodrën, që të rikthehet në normalitet”, tha Bushati.

I pyetur nga gazetari Çim Peka se sa mandate mund të marrë PD-ja në Shkodër, Bushati deklaroi: “Nuk do bëj lojëra fjalësh. Në qarkun e Shkodrës, Partia Demokratike dhe Aleanca për Ndryshim merr 7 mandate”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco