Plagosja me armë në selinë e PD/ Gjekmarkaj: Fytyra e vërtetë e Ramës! Tmerri e ka nxjerrë nga binarët

Plagosja me armë në selinë e PD/ Gjekmarkaj: Fytyra e vërtetë e Ramës! Tmerri e ka nxjerrë nga binarët

21:52, 19/04/2021
A+ Aa A-

Ngjarja e ndodhur pasditen e sotme në Kavajë ku një mbështetës i Partisë Demokratike u plagos me armë zjarri në zyrën elektorale, ka sjellë edhe reagimin e kandidatit për deputet nga opozita në Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj.

Sipas Gjerkmarkaj, kjo është fytyra e vërtetë se “me kë qeveris dhe me kë ka qeverisur Edi Rama shqiptarët prej 8 vitesh”.  

Por më 25 prill shqiptarët votojnë ndëshkimin e pushtetit kriminal të Edi Ramës, theksoi Gjerkmarkaj.

‘ Ngjarja e Kavajës është fytyra e vërtetë se me kë qeveris dhe me kë ka qeverisur Edi Rama shqiptarët prej 8 vitesh.

Tmerri që po perjeton në ditët e fundit në krye të pushtetit apsolut e ka nxjerrë nga binarët edhe më shumë, e ka shfazuar, e ka shpërfytyruar.

Shqiptarët më 25 Prill votojnë ndëshkimin e pushtetit kriminal të Edi Ramës, votojnë lirinë dhe kthimin e pushtetit shërbimit të vendit.

Votojnë të ardhmen e familjes dhe Shqipërisë.

Do të jetë ditë e bukur, pranverë e bukur’, shkruan Gjerkmarkaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco