‘Simbole të korrupsionit dhe mafies, kandidatë të PS'/ Meta: Shteti ka degraduar! Patronazhistët në rrezik...

‘Simbole të korrupsionit dhe mafies, kandidatë të PS'/ Meta: Shteti ka degraduar! Patronazhistët në rrezik...

21:32, 19/04/2021
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka sulmuar Ramën, duke i kujtuar se dosjet e Dibrës dhe të Shijakut buron ilegjitimiteti i kësaj qeverie, ku përgjegjësit dhe autorët e këtyre dosjeve sot janë sërish kandidatë për deputetë, si Damiani i "tërmetit" të votavë.

Sipas Metës, shteti ka degraduar vitet e fundit, pasi simbole të korrupsionit dhe mafies së inceneratorëve janë sot kandidatë për deputetë ndërkohë që duhej të ishin në burg.

Gjithashtu presidenti Meta ka paralajmëruar patronazhistët e rilindjes se janë në rrezik, pasi njerëzit e dinë tashmë se kush janë.

Tek dosjet e Dibrës dhe të Shijakut buron ilegjitimiteti i kësaj qeverie. Përgjegjësit dhe autorët e këtyre dosjeve sot janë sërish kandidatë për deputetë, si Damiani i "tërmetit" të votavë.

Meqë jemi në Elbasan, se edhe këtu ka inceneratorë, nuk mund të them se simbole të korrupsionit dhe mafies së inceneratorëve janë sot kandidatë për deputetë ndërkohë që duhej të ishin në burg.

Kandidatë të bandës së inceneratorëve është kandidati i 7 i Rilindjes në Durrës apo i 17 në Tiranë.

Presidenti Meta: Shteti ka degraduar në këto vite. Në vend nuk ka pasur Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë.

Parlamentin ka qenë njëpartiak dhe opozita ka qenë  jashtë tij. Në 25 prill, është koha për përmbysje demokratike me votë.

Presidenti Meta: Po i shoh ne rrezik patronazhistet, sepse tani te gjithe jane vene ne kerkim te tyre. Une u bej thirrje qytetareve te ruajne qetesine dhe te degjojne mesazhet e mencuara te klerikeve tane fetare per te shkuar paqesisht drejt 25 prillit.

Presidenti Meta: I shoh në rrezik patronazhistët, sepse njerëzit janë nervozuar shumë dhe po kërkojnë pikërisht ata.

Presidenti Meta: Çfarë mund të bëj Presidenti kur sheh që ka akte dhune?!

Çfarë duhet të prese Presidenti? Që e gjithë Shqipëria të jetë si Shijaku dhe Dibra? Kjo kurre nuk ka per te ndodhur.

Sot Mbrojtja e Atdheut është detyre mbi detyrat.

Mbrojtja e Atdheut eshte që të  gjithë qytetarët të  shkojnë të votojë në 25 prill.

Vota e tyre do sigurojë të ardhmen, mbrojtjen e familjes dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Vota e 25 prillit, do të vendose ligjin dhe do mbrojë të drejtat dhe liritë e tyre.

Presidenti Meta: Unë, i kam në fakte të gjitha ato që shpreh. Sot unë kam marrë në mbrojtje një biznesmen të ndershëm i cili nga sot është marr në mbrojtje nga unë sepse ka bere nje denoncim te rende.

I kam kërkuar dhe mbrojtjen e tij nga Policia.

Kjo situatë po krijohet se, ‘peshkaqenët e mëdhenj’  ata të dosjes së Shijakut dhe Dibrës janë ende në të lirë dhe nuk po kapen. Por në 25 prill, këta do të kapen nga ‘rrjeta’ e popullit shqiptar.

Ndryshimi fiton me 25 prill mbi 90 mandate.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco