Yuri Kim: KLP t’i rezistojë presionit dhe të na sigurojë drejtësi

Yuri Kim: KLP t’i rezistojë presionit dhe të na sigurojë drejtësi

14:01, 19/04/2021
A+ Aa A-

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, është takuar këtë të hënë me kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gentian Ibrahimi.

‘Theksova detyrimin kushtetues që ky institucion të garantojë pavarësinë, përgjegjësinë dhe disiplinën e prokurorëve. KLP duhet të tregojë pavarësinë dhe integritetin e vet, t’i rezistojë presionit dhe të na sigurojë drejtësi’, shkroi Kim në Tëitter.

‘SHBA dhe populli shqiptar po shohin. Ky është një moment i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi, është bërë mjaftueshëm përparim sa për të frikësuar kundërshtarët, por jo aq sa duhet sa për të kënaqur njerëzit. Institucionet e reja të drejtësisë, si KLP, tek e cila SHBA dhe vende të tjera kanë investuar kaq shumë, duhet të thyejnë modelet e vjetra. Është koha për të treguar guxim’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco