'Që votat t'i shkojnë Rilindjes, bandës': Meta paralajmëron biznesin për rreziqet e nënshkrimit elektronik

'Që votat t'i shkojnë Rilindjes, bandës': Meta paralajmëron biznesin për rreziqet e nënshkrimit elektronik

13:42, 19/04/2021
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka zbuluar pasojat e rënda dhe rreziqet që i kërcënojnë qytetarët shqiptarë dhe siëprmarrësit shqiptarë pas depozitimit që i kanë bërë të të dhënave personale dhe keqpërdorimit të tyre nga Kryeministri dhe Kryetari i PS-së, Edi Rama.

Duke filluar që nga rreziku që iu kanoset bizneseve që kanë depozituar nënshkrimin elektronik në Qëndrën Kombëtare të Biznesit dhe AKSH-i e deri tek informacionet për jetën intime në listën me 910 mijë emra të banorëve të Tiranës, Presidenti vërejti se ato do të ëprdoren për shantazhimin e përkrahësve të PD-së e të LSI-së me qëllim që të votojnë Rilindjen “ose bandën” siç e cilësoi ai.

ka këmbëngulur në drejtim të Kryeministrit Edi Rama gjatë një konference shtypi sot që t’i janë sqarime të plota edhe atij si kreu i shtetit, për grumbullimin e të dhënave personale të qytetarëve.

Tani edhe disa pyetje të tjera nga ana ime si President I Republikës, që do të vazhdojë edhe kru të alrgohet zotëria dhe që kam përgjegjësi ëpr vazhdimësinë e shtetit dhe kjo ëhstë përgjegjëis historike dhe unë duhet të jem në klartësinë maksimale të kësja kërkese të momentit historic të vendit dhe jam I sigurtë që çdo shqiptar I ndershëm do të jetë në krye të detyrës dhe të ?5do lloj detyrë që do të këkrojë mbrojtja e votës sepse mbrojtja e votës në këtë moment është vetë mbrojtja e atdheut.

Pyetjet shtesë që i bëj unë, përveç asaj të politikanes gjermane dhe që i drejtohen SPAK-ut:

1: Kur u krijua kjo bazë të dhënash? Ku ruhet dhe ku u mbush me të dhëna?

2. A janëkëto të dhënat e njejta që qytetarët ia kanë besuar portaisht shtetëror EAlbania?

3. A kemi harxhuar ne si shtet miliona euro për ruajtjen e pacenuar të bazës të të dhënave, të sistemit?

4. Të më dëgjojnë tani gjithë sipërmarrësit e Shqipërisë. Muajin e fundit qytetarët që ushtrojnë aktivitete biznese janë detyruar të depozitojnë nënshkrimin elektronik dixhital pranë Qëndrës Kombëtare të Biznesit dhe AKSH-it kundrejt detyrimit financiar prej 4800 lekësh. Atëherë cilat janë tashmë garancitë që iu afrohen këtyre në kushtet e administrimit politik të të dhënave të bizneseve?

Cilat janë garancitë që u afrohen qytetarëve dhe sipërmarrësve në kushtet e rrjedhjes së të dhënave personale që administrohennë shtet?

5: Unë personalisht, Ilir Rexhep Metaj, President i Republikës nuk kam deklaruar apo dorëzuar me pëlqimin tim, për administrimin e të dhënave personale te dikush për qëllime të mbledhjes së këtyre të dhënave me qëllim përllogaritjen e rezulattit zgjedhor nga PS. Kur këtë veprim e keni kryer për kreun e shtetit, çfarë u keni bërë të gjithë qytetarëve shqiptarë me të dhënat e tyre?!

6. Ndaj dua të pyes ty direkt Edi Rama si kryesministër dhe Kryetar i PS me ç’të drejtë i ke marrë të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë duke nisur nga numri unik i identifikimit, atësia, mëmësia, datëlindja, vendbanimi, kodi I abnesës, dhe me çfarë guximi keni vendosur komente për qasjet e dëshirat e 910 mijë qytetarëve të Tiranës?!

Me ç’të drejtë t’i Edi Rama u ke caktuar shqiptarëve nga spiun, nga një fuks, për t’u futur në jetën private dhe personale të shqiptarëve për t’u zbuluar atyre halle, dëshire e deri tek jeta intime – ta dini mirë, për t’i shantazhuar ata, për t’i dhunuar ata në të drejtën e votës? Që ose të mos shkojnë të votojnë në rast se janë përkrahës të PD a LSI, se ndryshe do të kenë ndonjë hata të madhe ose të japin garanci se vota e tyre do të jetë për Rilindjen, pra për bandën."

Konferenca e plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco