‘Kam prova’/ Meta-Ramës: Patronazhistët kanë hyrë edhe në jetën private

‘Kam prova’/ Meta-Ramës: Patronazhistët kanë hyrë edhe në jetën private

13:24, 19/04/2021
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta në një intervistë të jashtëzakonshme ka reaguar për daljen e të dhënave personale të 910 mijë votuesve shqiptarëve ka akuzuar Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama për këtë që ai e quan skandal.

Meta tha se patronazhistët e Partisë Socialiste janë futur edhe te jeta intime e qytetarëve. Meta ka shtuar se qëllimi i kësaj shkelje privatësie është bërë me qëllim për t’i shantazhuar për votën.

Ai akuzoi Kryeministrin Edi Rama se ka urdhëruar mbledhjen e të dhënave.

‘Unë nuk kam deklaruar administrimin tek dikush. Mbledhjen e të dhënave. Kur këtë veprim e keni kryer për Presidentin çfarë keni bërë me të dhënat e tjera. Dua të pyes Edi Ramën drejtpërdrejt. Me ç’të drejtë i ke marrë të dhënat e shqiptarëve. Nga ID, amësia atësia.. etj. Më çarë guximi keni vendosur komente?

Me ç’të drejtë u ke caktuar nga një spiun nga një fuks për tu futur në jetën privat se çfarë hallesh e dëshirash kanë. Edhe tek jeta intime se do ketë prova. Kemi prova.

Për ti shantazhuar. Se të mos votojnë opozitën se do ketë hata të madhe. Ose të japin në të kundërt votën për Rilindje’ tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj 19/04/2021 14:00

Na shkaterroj rama Zoti President.

Shto koment

Denonco