Presidenti insiston për përgjigje nga Rama për keqpërdorimin e të dhënave personale të shqiptarëve

Presidenti insiston për përgjigje nga Rama për keqpërdorimin e të dhënave personale të shqiptarëve

13:19, 19/04/2021
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka insistuar me forcë sot në hetimin nga ana e SPAK-ut të keqpërdorimit të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë nga ana e Partisë Socialiste dhe iu drejtua personalisht, Kryeministrit Edi Rama, për t’i dhënë përgjigje pyetjeve që i ka drejtuar së pari politikania gjermane për këtë çështje.

Meta ka parë rrezikun e shantazhimit të qytetarëve për t'u rrëmbyer votën, nëpërmjet këtij operacioni të kryer nga patronazhistët e PS-së, që kanë grumbulluar të dhëna deri edhe shumë delikate e personale për çdo qytetar,

“U bënë shtatë ditë që i kam kërkuar organit të Prokurorisë të nisë urgjentisht hetimet mbi keqpërdorimin e të dhënave personale të qytetarëve të Shqipërisë dhe të bazës së të dhënave shtetërore nga Oartia Socialiste. Përgjigje nga institucionet shtetërore ligjzbatuese, - theksoi meta në një konferencë shtypi. - Këto pyetje Kryeministrit në detyrë duhet t’ia bëjë SPAK-u sot, mbas datës 26 do t’ia bëjë patjetër, I cili në këtë rast duhet të kishte vepruar urgjentisht.

Më duhet t’i përsëris pyetjet e politikanes gjermane për t’I ardhur në ndihmë SPAK-ut dhe organeve ligjzbatuese,

Pyetja 1: Cila është procedura konkrete e plotësimit të listës nga PS-ja, që ju drejtoni, zoti Rama?

Pyetja 2: Nga janë marë të dhënat e çdo personi konkretisht dhe mbi ç’bazë është bërë ruajtja në serverat e PS-së?” 

Konferenca e plotë:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco