'Vuçiç mund ta bëjë pa frikë Ramën, Kryeministër të Serbisë, më proserb nuk gjen!

'Vuçiç mund ta bëjë pa frikë Ramën, Kryeministër të Serbisë, më proserb nuk gjen!

11:41, 19/04/2021
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili.

Edi Rama ka qene dhe mbetet nje vegel qorre antishqiptare ne duart e Serbise. Faktet kane qene dhe jane te qarta dhe s'ka asnje surprize ne deklaratat plot dashuri te Vuçiçit per Ramen.

Vendosja e traut ne Rrugen e Kombit ishte nje veprim i eger anti-Kosove dhe anti-shqiptar. Deklarimet filoserbe tradhetare te Rames per nje president te perbashket Kosove- Shqiperi kishin vetem nje qellim per zhvleresimin e Kosoves dhe demtimin e saj ne planin nderkombetar dhe per te amplifikuar rolin e Serbise.

Gjyqi i Edi Rames ndaj Ramush Haradinajt ishte nje veprim shume i rende prej tradhtari anti-Kosove. Mbeshtetja nga Rama me çdo mjet e ndryshimit te kufijve dhe shitja e Kosoves ishte tradhtia me e rende, qe shqiptaret kane pare ndonje here.

Loja e felliqur me te ashtuquajturin Minishengenin Ballkanik kunder Kryeministrit Albin Kurti ne ate kohe dhe Kosoves, eshte nje tradhti tjeter e ideuar dhe sponsorizuar nga Beogradi permes vegles Rama.

Hapja e çeshtjes se Raportit te Dik Martit ne Tirane ishte nje tradhti tjeter dhe atentat i poshter i Rames ndaj luftes dhe luftetareve te UÇK.

Sot degjojme nga Vuçiç, i cili eshte shnderruar de facto ne nje anetar te shtabit elektoral te Rames, qe te thote kunder Lulzim Bashes se prapa tij qenka Sali Berisha, duke perseritur ne menyre te trashe ate qe Rama dhe gojëtaret e tij thone perdite.

Edi Rama i ka futur pa fund thika pas shpine Kosoves per ta relativizuar, perçmuar, zbehur dhe ulur ate dhe nga ana tjeter te promovoje me cdo cmim e me cdo mjet lartesimin e Serbise ne dem te Kosoves.

Vuçic i shnderruar ne nje Kryepatronazhist te thekur te Edi Rames flet edhe per sondazhe, por mendoj se ky eshte i vetmi moment, qe na lejohet te qeshim pse jo edhe te gajasemi.

Vuçiç kur flet per sondazhet ngjan me violinistin e Titanikut, qe po mbytej e po shkonte ne fund te oqeanit ndersa ai i binte violines.

Pas 25 prillit Shqiperia do te kete nje rezultat madheshtor ne referendumin mbarepopullor kunder antishqiptarit Edi Rama. Shqiperia pas 25 prillit do te kete nje qeverisje patriotesh dhe atdhetaresh, qe nuk falin gramin per Shqiperine dhe Kosoven.

Pas 25 prillit edhe Vuçiç do te kete nje te mire, se do te kete Edi Ramen pa pune dhe mund ta beje pa frike Kryeminister te Serbise sepse me proserb se Rama nuk ka ku gjen bile dhe as Ana Brnabiç nuk e arrin dot.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco