Meta: Fuks-shteti hapi 10 mijë vende pune për patronazhistët

Meta: Fuks-shteti hapi 10 mijë vende pune për patronazhistët

11:23, 19/04/2021
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka akuzuar sërish qeverinë dhe atë që ai e quan Partia-Shtet për ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor me punësimin e 10 mijë vetëve më shumë në administratën publike.

Në shënimin e tij demaskues dhe sarkastik sot me titull “25 Prilli, referendum kundër Fuks-Shtetit”, Presidenti nënvizon: “Mirë që na survejojnë, por edhe t’i mbajmë me rroga për këtë!”

“Punësimi nga Partia-Shtet i 10 mijë vetëve më shumë se një vit më parë në administratën publike, qëllimisht në prag të zgjedhjeve, është ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor, - konstaton Presidenti Ilir Meta. -  Këto vende pune, të cilat nuk kanë asnjë ndikim në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të Shqipërisë, paguhen me taksat e qytetarëve duke e rënduar edhe më shumë gjendjen e tyre ekonomike.

Ndërsa shteti i kapur, hap 10 mijë vende pune në administratën publike, pa asnjë vlerë, për "të rehatuar" kryesisht patronazhistët, dhjetëra mijëra vende pune humbin në sektorët prodhues dhe mijëra biznese mbyllen dhe falimentojnë.  Mirë që na survejojnë, por edhe t’i mbajmë me rroga për këtë!

Prandaj 25 Prilli, është referendum popullor kundër Fuks-Shtetit, i vënë tërësisht në shërbim të survejimit dhe patronazhistëve. Me votën e tij plebishitare Sovrani më 25 Prill, rivendos rendin kushtetues dhe shtetin e së drejtës,” përfundon shënimi i kreut të shtetit.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco