Episodi 4/ Lali i Bashkisë detyrohet të zgjedhë gruan ose partinë

Episodi 4/ Lali i Bashkisë detyrohet të zgjedhë gruan ose partinë

11:13, 19/04/2021
A+ Aa A-

Del episodi i katërt i satirës politike me në qendër kryebashkiakun e Tiranës, Aventurat e Uriah-Fikut, ku kësaj radhe Erion Veliaj vendoset para një zgjedhjeje të vështirë, gruan apo partinë.

Uriah-Fiku në këtë episod thirret në zyrë nga Rama dhe ky i fundit i vendos kusht që të ndahet nga gruaja dhe të gjejë një tjetër deri më 25 prill.

Ndërsa ‘sulltani’ mendon se kjo do të jetë një sfidë që Uriah-Fiku nuk do të përballojë dot, Fiku surprizon dhe ‘sulltani’ reagon proporcionalisht, siç mund ta shihni në videon më poshtë.

Në serialin që u tentua të çensurohet, duke penalizuar faqen e Brrylit që bënte transmetimin e tij, vihen në lojë edhe figura të tjera të galaksisë Rama si Spiropali, Belinda, Mazniku dhe Fuga. 

Intriga kryesore e tij përqëndrohet në lojën plot dredha të Lalit edhe për të bërë të gjitha cirqet e mundshme për t’iu servilosur Edi Ramës, por edhe njëkohësisht, për t'i vënë stërkëmbsha që mund të sjellin dështimin e tij dhe zënien e vendit të liderit nga Veliaj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco