Rasti ekstrem i pacientit të flakur nga Qeveria:  6,5 mln lekë për Covid, asnjë rimbursim!

Rasti ekstrem i pacientit të flakur nga Qeveria: 6,5 mln lekë për Covid, asnjë rimbursim!

10:05, 19/04/2021
A+ Aa A-

Flamur Noka, kandidati i PD-së në Vorë, ka hasur një rast ekstrem të braktisjes së një familjeje nga shteti. Kryefamiljari po lufton prej dy muajsh me pasojat e COVOD-19 dhe për kurimin ka shpenzuar deri tani 6,5 milionë lekë, pa u rimbursuar absolutisht nga qeveria.

“Qëndroj në shtrat prej dy muajsh me oksigjen për shkak të Covid dhe pasojave që më ka lënë ai, por ju jeni i pari që keni ardhur për të më parë" - i tregoi Nokës, Fatmir Karanxha nga fshati Picarë i Vorës.

“Rrëfimi i Fatmirit e nxjerr bllof Rilindjen dhe propagandën e saj, - u shpreh kandidati i PD-së lidhur me këtë rast trishtues. - Të luash me shëndetin e qytetarëve është krim! Këtë mënyrë qeverisjeje do ta largojmë me 25 prill!  Qytetarët shqiptarë meritojnë të trajtohen me dinjitet!”- tha Noka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 19/04/2021 12:35

Cfare qeverie???Ku kemi qeveri ne???Ne kemi rrugecer qe kane zaptuar postet drejtuese.Po te kishim qeveri si zoteri Fatmiri si te gjithe te semuret e tjere do ishin trajtuar dhe financuar nga Shteti.Bashkim Finokun pse e trajtonte Shteti ne Milano???Mos ishte me i mire se zoteria???Do ti zere haka e popullit te gjithe,ketu do jemi

Shto koment

Denonco