Shehi: Ndëshkoni Ramën në 25 prill në mënyrë që aeroportet tona mos të përdoren për eksod

Shehi: Ndëshkoni Ramën në 25 prill në mënyrë që aeroportet tona mos të përdoren për eksod

09:22, 19/04/2021
A+ Aa A-

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, kandidat  për deputet në listën e PD-së për Tiranën zhvilloi të dielën një takim me banorë në zonën e “Don Boskos”.

Në një postim në facebook, Shehi apelon qytetarët që të ndëshkojnë me votë Ramën në 25 prill në mënyrë që aeroportet tona mos të shërbejnë për largimin e rinisë.

Shehi: Djemtë e “Don Boscos” në Tiranë prej javësh më kishin shkruar në rrjetet sociale dhe vetëm pasditen e djeshme gjeta kohën të shkoj t’i takoj. Beteja e 25 prillit ishte kryfjalë e bisedës miqësore, teksa u njoha me shqetësimet e tyre, ku kryesori është mungesa e një pune të mirëpaguar, për të përballuar më dinjitet jetesën në Shqipëri. Bisedës nuk mund t’i mungonte as shoë bajat i kryeministrit Rama në aeoportin e Kukësit, investim I qeverisë arabe i kryer që në vitin 1999-të. Ky na e shet si arritje se ka shtruar 400m asfalt, ndërkohë harroi se gjatë qeverisjes së tij 400 mijë shqiptarë braktisën vendin e 200 mijë kërkuan azil. Me 25 prill përmes votës do të largojmë Edi Ramën, si e vetmja mënyrë aeroportet tona mos të përdoren për eksod masiv të rinisë sonë.

Rinia është aseti ynë më i madh dhe vlefshëm, thotë Shehi, ndaj në duhet të punojmë që këtë tokë që na e lanë trashëgim të parët, t’ua lëmë një vend më të mirë fëmijëve tanë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco