Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Takimi në Laprakë, Mediu: 25 prilli me rëndësi kombëtare, ne duhet t’i japim vlerë me votën tonë

Takimi në Laprakë, Mediu: 25 prilli me rëndësi kombëtare, ne duhet t’i japim vlerë me votën tonë

11:14, 18/04/2021
A+ Aa A-

Fatmir Mediu, ka zhvilluar disa takime me banorë dhe biznese në zonën e Laprakës në Tiranë.

Kandidati me nr.7  i “Aleancës për Ndryshim”, kërkoi mbështetjen e qytetarëve për nr.7 dhe për koalicionin “PD-AN”.

Mediu gjatë takimeve të tij, theksoi se 25 prilli është një moment me rëndësi kombëtare dhe që sipas tij do të sjellë ndryshimin e shqiptarëve.

“Pushteti i krimit dhe korrupsionit që ka ndërtuar Edi Rama, është parajsa e Ramës, por është shkatërrimi i familjeve tona dhe të ardhmes tonë si shqiptarë. Prandaj jemi sot këtu të gjithë bashkë, me një angazhim dhe një qëllim, për të ndërtuar atë që është e ardhmja e fëmijëve tanë, e familjeve tona, e prindërve tanë, e Laprakës dhe e gjithë Shqipërisë.

Kam bindjen që sot më shumë se kurrë, në kemi marrë një vendim, askush asnjë njeri nuk mund të na dalë dhe të bëhet Zot për fatit tonë dhe familjeve tona. Nuk mund të ketë njeri që të dalë dhe të na ndërpresë rrugëtimin tonë europian. Prandaj është shumë e rëndësishme që të fillojmë të kuptojmë vlerën tonë si qytetarë në demokraci, peshën dhe dinjitetin që ne duhet t`i japim familjes sonë dhe njëkohësisht vendit dhe kombit tonë.

Mashtrues, përbuzës, mospërfillës, njeri që ka shkelur jetën dhe interesat e shqiptarëve, interesin tonë kombëtar, në historinë tonë nuk mund të gjendet dhe të krahasohet me Edi Ramën. Ai i cili mendon që ligji, Kushtetuta, janë vetëm në shërbim të aferave të tij korruptive, të interesave të tij korruptive, për të përfituar dhe vjedhur në mënyrë të vazhdueshme.

A është kjo, ajo që kemi menduar ne për fëmijët tanë? A kanë ata shanse dhe mundësi për të ndërtuar të ardhmen e tyre në Shqipëri? A është kjo ajo që kemi besuar ne se demokracia do të na japë si qytetarë? A është kjo Shqipëria që duam ne? A është kjo Shqipëria e prindërve tanë, që sakrifikuan çdo gjë për ne? Dhe po ta analizojmë thjesht, shikoj të majtë dhe të djathtë, kemi një përgjigje. Jo, Por pyetja është pse vallë?

Zoti na ka dhënë çdo gjë që mund t`a prekim me dorë dhe mund t`a shohim me sy, por për fatin e keq kemi një qeverisje e cila ka zënë rrugën tonë.

Lirinë, jetën, mundësinë për të ndërtuar lumturinë që na e ka falur Zoti, nuk mund t`i lëmë peng as të Edi Ramës dhe asnjë politike. Lirinë, jetën, mundësinë për të ndërtuar lumturinë e kemi të dhënë nga Zoti njëherë e përgjithmonë dhe duhet t`a vendosim në shërbim të fëmijëve tanë, të familjeve tona, duhet t`a vendosim në shërbim të kombit tonë.

Prandaj 25 Prilli është një moment shumë i rëndësishëm, është një moment me rëndësi kombëtare. Nuk ndeshet e majta me të djathtën, por ndeshen qytetarët shqiptarë, që duan shtet, duan liri, me Edi Ramën, i cili krijon dhe ndërton vetëm krim dhe korrupsion. Është ndarja e shqiptarëve që duan punë dhe dinjitet dhe Edi Ramës që ka shkatërruar çdo mundësi ekonomike, ka shkatërruar bizneset, ka shkatërruar Shqipërinë.

Prandaj të mirën që na e ka dhënë Zoti, vlerën që na ka dhënë Zoti si njerëz, familjen që duhet t`a mbrojmë në emër të të ardhmes tonë, ne duhet t`i japim vlerë me votën tonë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco