‘Pa larguar Ramën nuk ka ndryshim’, Basha nga Tropoja: Riaktivizojmë rrugën e Drinit, kthejmë shërbimet në Bajram Curr

‘Pa larguar Ramën nuk ka ndryshim’, Basha nga Tropoja: Riaktivizojmë rrugën e Drinit, kthejmë shërbimet në Bajram Curr

09:39, 18/04/2021
A+ Aa A-

 “Koha e premtimeve të pambajtura ka marrë fund”, kështu deklaroi kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në takimin elektoral në Tropojë.

Gjithashtu ai i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë nr.9, për anëtarësimin në BE, rritjen e punësimit, rikthimin e të rinjve dhe rivendosjen nënprefekturë të Tropojës.

“Ora që po afron është më e rëndësishmja, nuk ka më shans të dytë. Një javë na ndan nga ndryshimi që ka zbritur në këtë shesh dhe do të jetë në çdo kuti votimi. Nuk ka shqiptar që nuk e di që pa larguar Edi Ramën s’ka ndryshim. Qeveria jonë që do të dalë nga vota e 25 prillit, do të jetë qeveri e çdo shqiptari.

Qytetarëve që kërkojnë punë, fermerëve që kërkojnë vëmendje, shqiptarëve që e duan Shqipërinë në BE, të gjithë e dinë që kjo mund dhe do të bëhet realitet vetëm duke votuar jo për ndryshimin. Ndaj nga ky shesh, le të ushtojë ky bashkim i madh për ndryshim, që do të vijë për pak ditë duke votuar koalicionin për ndryshim, numrin 9.

9 për të ardhmen e fëmijëve tanë, nëntë për fëmijët që nuk duhet të largohen por ta vijojnë jetën këtu. Nëntë për të zhvilluar infrastrukturën e lënë pas dore. Kontrata që ekipi im ka lidhur shtëpi me shtëpi, fshat dhe më fshat, do të vazhdojë nga zbatimi që ditën e parë.

Mbështetje për rrjetin e energjisë elektrikë që është lënë pas dore nga babëzia e një njeriu, i cili do të kthejë këtë vend në mesjetë.

Mbi të gjitha riaktivizimi i projektit të rrugës së Bregut të Drinit për ta bërë Tropojën siç është, diamanti në mes të hajmalie të bukur. Ata që e lanë këtë vend pas dore, që u larguan shërbimet, ata menduan që do të mposhtin shpirtin e pamposhtur të Tropojanit.

Një nga premtimet e mia të para është nënprefektura e Tropojës dhe shërbime për njerëzit afër njerëzve. Vëllezër e motra tropojanë, 8 vitet e gjata do të marrin një përgjigje më 25 prill, katër vite të tjera të mbushur me dështime, apo ndryshim për të ardhmen e Shqipërisë.

Kjo është pyetja që shtrohet çdo qytetari.

Ne e dimë fare mirë, se me 25 prill do të jenë votimet më të rëndësishme të historisë së këtij vendi nga përmbysja e diktaturës. E ndjej, e shoh kudo entuziazmin, ndryshimin dhe shpresën. Ndryshimi është në dorën tuaj, askush nuk e ndal dot. Nëse duam ta çelim një të ardhme të re për fëmijët tanë e t’i bëjmë këto pasuri të jashtëzakonshme, më 25 prill votojmë numrin 9. A i ha më njeri gënjeshtrat e mashtrimet e Edi Ramës këtu në Tropojë, që guxon pas 8 vitesh në pushtet, të vijë me mashtrime elektorale të ditëve të fundit? Nuk ka shqiptar që nuk e di se pa larguar Edi Ramën nuk ka ndryshim.

 Qeveria jonë që do të dalë nga vota e 25 prillit, do të jetë qeveri e çdo shqiptari. Një javë nga ndan nga ndryshimi.

Më 25 prill të gjithë do të jenë në çdo kuti votimi, duke votuar numrin 9 për ndryshim, për Shqipërinë, për fëmijët tuaj. Bashkë për ndryshimin. Tropoja fiton, Shqipëria fiton. Zoti e bekoftë Tropojën, Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco