VIDEO/ Pritje madhështore Bashës në Tropojë: Zoti ju bekoftë, votoni ndryshimin

VIDEO/ Pritje madhështore Bashës në Tropojë: Zoti ju bekoftë, votoni ndryshimin

08:11, 18/04/2021
A+ Aa A-

Në emër të simbolikës së numrit 9, që përfaqëson Partinë Demokratike në fletën e votimit, kreu i PD Lulzim Basha përmbylli një tur në 9 qytete të Shqipërisë të nisur që prej orëve të mëngjesit në Sarandë.

Basha mbërriti në Tropojë pak pas orës 23:00 ku u prit nga mbështetës të shumtë demokratë, pavarësisht reshjeve të shiut. Ai deklaroi se takimet do të vijojnë sërish nesër në orën 09:00, duke falënderuar tropojanët për mikpritjen e ngrohtë.

“Nuk kemi nevojë për mikrofon dhe as për altropolantë në Tropojë. E kam nisur ditën në Sarandë dhe prapë nesër në 9 në mëngjesit nga Tropoja. Ju falënderoj nga zemra për këtë mikpritje. Sot ka qenë një ditë e veçantë. 9 qytete, numri 9 për ndryshim. Dhe nesër në orën 9 prapë së bashku. Zoti ju bekoftë ju”, tha Basha.

Pamjet:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco