25 prilli, Meta: Ushtroni të drejtën e votës të lirë. Vota është e shenjtë mos pranoni nënshtrimin

25 prilli, Meta: Ushtroni të drejtën e votës të lirë. Vota është e shenjtë mos pranoni nënshtrimin

20:43, 17/04/2021
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për mediat, 8 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Meta apelon qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës të barabartë, duke e konsideruar votën të shenjtë.

“Politikanët dhe qytetarët të distancohen nga dhuna. Çdo shqiptar duhet të shkojë lirshëm në zgjedhje. Çdokush që do të blejë votën tuaj, do t’ju poshtërojë. Duhet të kini kujdes, sidomos nga ata që lëvizin natën. Vota është shumë e shenjtë.

Qytetarët duhet të votojnë lirë për atë që bind më shumë. E ardhmja e përbashkët për 100 vjet nuk blihet nga asnjë. Vota është edhe një formë ndëshkimi. Të gjithë drejt kutive të votimit”, deklaroi Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco