Dr. Brataj: Kujdes nga infektimi pas dozës së parë të vaksinës, antitrupat 10 ditë pas dozës së dytë

Dr. Brataj: Kujdes nga infektimi pas dozës së parë të vaksinës, antitrupat 10 ditë pas dozës së dytë

08:06, 17/04/2021
A+ Aa A-

Skënder Brataj, Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, ka bërë thirrje popullatës që po vaksinohet nga COVID-19 të vazhdojnë respektimin e masave mbrojtëve sidomos në periudhën tranzitore pas marrjes së dozës së parë, pasi rreziku është ende i lartë. Sipas Dr. Bratajt, "antitrupat fillojnë të prodhohen në nivele të larta pas 7-10 ditësh nga marja e dozës së dytë."

Dr. Skënder Brataj paralajmëron në Fb:

"Kujdes! Që nga fillimi i vaksinimit ka pasur jo pak raste infektimi me SarsCov2 edhe në ato raste kur është marë doza e parë e vaksinës. Nuk është vaksina që shkakton sëmundjen e Covid-19, por infektimi me SarsCov2. Specifikoj se ka pasur raste për të gjitha llojet e vaksinave që janë soministruar në Shqipëri!

Antitrupat kundër SarsCov2 fillojnë në javën e dytë pas injektimit të vaksinës. Po ashtu përgjigja imunitare pas dozës së parë nuk është e lartë që të na mbrojë nga infektimi, por sidomos nga format e rënda. Antitrupat fillojnë të prodhohen në nivele të larta pas 7-10 ditësh nga marrja e dozës së dytë.

Vërtet që vaksina ul infeksionin dhe rastet e rënda por nëse infektohemi në periudhën midis dozës së parë dhe të dytë rreziku është i lartë. Ne mund të infektohemi dhe të shfaqim sëmundjen e Covid-19 me të gjitha format e sajë, të lehta, të mesme dhe të rënda. Respektimi i masave mbrojtëse është i domosdoshëm, sidomos në këtë periudhë tranzitore.

Edhe pak durim, derisa të fitojmë këtë betejë të fundit me virusin. Jeta është pasuria më e madhe që kemi, prandaj ne duhet ta ruajmë atë!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

altini17/04/2021 08:45

Ahhh more doktor ziu, ti do te lash m.... me sh...... Edhe kur genjen ti dhe shoket e tu te Komitetit ER nuk keni fare klas.

Shto koment

Denonco