VIDEO/ Basha njofton sfidën: Të shtunën 9 takime nga Saranada në Tropojë

VIDEO/ Basha njofton sfidën: Të shtunën 9 takime nga Saranada në Tropojë

22:20, 16/04/2021
A+ Aa A-

Mbrëmjen e sotme, Lulzim Basha, kishte një thirrje për të gjithë socialistët. Ai tha se misioni është i përbashkët, dhe të gjithë jemi një familje duke i garantuar se nëse i jepet besimi, do të jetë kryeministër i të gjithëve, pa dallim.

Lideri demokrat njoftoi se nesër do të ketë një tur të gjatë nga Saranda në Tropojë.

“Mirëmbrëma të dashur miq! Ju përshëndes nga hyrja e Gjirokastrës, Jam sot rrugës për në Sarandë, ku do të qëndroj gjatë mbrëmjes, e do të vazhdojë pastaj nesër duke nisur nga mëngjesi një turë takimesh që do të nis nga qyteti i Sarandës, do të vazhdojë nga Jugu në Veri, nga Saranda në Tropojë.

Do të jem në Delvinë, do të jem në Tepelenë, do të jem më pas në Levan, do të vazhdoj në Shijak, do të jem në Krujë, do të jem në Kurbin, në Rrëshen, në Mirditë dhe do ta përmbyll me arritjen në Tropojë, në skajin verior të vendit tonë.

Është diçka që mezi po e pres. Do të jetë një ditë shumë e gjatë por shumë e bukur. Ky turë nga jugu në veri, është në fakt një përsëritje brenda një dite e një turi energjie shprese të jashtëzakonshme që kam patur fatin dhe privilegjin të bëj anembanë qyteteve dhe fshatarëve tona gjatë këtij muaji të mbushur me emocion, të mbushur me dëshirë e etje për ndryshim.

Të dashur bashkëqytetarë, të dashur miq që më ndiqni përmes facebook, edhe gjatë ditës së sotme në Tiranë, në fshatrat e Tiranës, edhe gjatë ditëve të kaluara kam ndjerë se si njerëzit që ishin humbur shpresën te ndryshimi i vendit, kishin humbur shpresën te mundësia e tyre dhe familjeve të tyre për të tejkaluar të keqen, janë ngritur në këmbë nga energjia, nga entuziazmi i të rinjve shqiptarë, nga energjia dhe entuziazmi i qindra, mijëra qytetarëve anë e mbanë vendit të cilët kanë besim te Shqipëria, kanë besim te familja, kanë besim te vetja e tyre dhe kanë besim se ndryshimi është plotësisht i mundshëm kur jemi bashkë.

Bashkë jemi për vendin tonë për familjet tona për ndryshimin. Ky është vendi ynë, Shqipëria është vendi i gjithë qytetarëve të Shqipërisë, i nënave që duan një të ardhme për fëmijët e tyre, i të papunëve që duan punësim, i atyre që duan paga më të mira, i gjithë qytetarëve që duan që Shqipëria të futet në Bashkimin Europian për ta bërë jetën tonë më të mirë.

Ky është vendi ynë. Ai ju takon ju, qytetarëve të Shqipërisë, nuk i takon as njërës as tjetrës parti. Ky është atdheu ynë i përbashkët. I jam drejtuar gjatë këtyre ditëve dhe më janë Drejtuar në takime spontane po dhe në vizita në shtëpitë e tyre dhe në vizita në selinë e Partisë Demokratike, shumë mbështetësve, votuesve dhe anëtarëve të Partisë Socialiste.

Dua ti drejtohem edhe Njëherë sot, ju jeni motrat dhe vëllezërit tanë, ne jemi një komb, ne jemi një familje. Edhe ju e keni të shtrenjtë Shqipërinë dhe ne përballemi me të njëjtat sfida, ne përballemi me të njëjtat probleme të cilat janë shkaktuar dhe janë rënduar gjatë këtyre viteve. Ne të gjithë bashkë kemi një aspirate, ta bëjmë më të mirë vendin tonë., ta bëjmë të ardhmen tonë më të mirë dhe mund ta sjellim ndryshimin për të cilin Shqipëria ka nevojë. Ne mund të arrijmë gjithçka kur bëhemi bashkë.

Unë dua t'ju garantoj sot se unë do të jem kryeministër i të gjithë shqiptarëve. Ne do të punojmë të gjithë bashkë, ne do të kujdesemi për të gjithë. Do të punojmë për të zbardhur planet tona që të përmirësojmë jetën e të gjithë shqiptarëve në të gjitha drejtimet, në ekonomi, në shëndetësi, në arsim duke ulur koston e jetesës, duke hapur vende pune, duke bërë të mundur paga më të mira, duke hapur rrugën e bllokuar drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Dhe unë e di që ne së bashku do ta sjellim ndryshimin për të cilin Shqipëria ka nevojë.

Në fakt ndryshimi është këtu mes nesh. Shpresa është më afër se kurrë, tashmë është thjeshtë çështje ditësh, kjo është e gjitha në dorën tuaj, është në dorën tënde kushdo që je, i ri, I moshuar, student, pensionist, zonjë apo zotëri dhe është në dorën tuaj po kështu të votoni për fëmijët tuaj, për ata që nuk e kanë mundësinë të votojnë në këto zgjedhje, pra e ardhmja e të cilëve do të varet nga vota juaj.

Të gjithë I kemi parë dështimet e Ramës në  këto tetë vite, qytetet tona, fshatrat tona, vendi ynë janë në një gjendje të mjerueshme sikur mos të kishte fare qeveri. Për tetë vite kryeministri në ikje nuk bëri asgjë, ju e dini që ai po ju troket përsëri në derë dhe na kërkon t’ja hapim prapë por po kështu e kupton që Aleanca për Ndryshim do të fitojë dhe përgjigja ime është, nuk e hapim  derën për atë që për tetë vite me radhë i la shqiptarët në vendnumëro.

Ftesa ime për ju është po kështu ti  thoni jo, Rama nuk mund të jetë pjesë e ndryshimit, nuk mund të jete pjesë e asaj qe duam dhe meritojmë pas 8 vitesh dështime. Nuk mundet që të pranojmë edhe 4 vite të tjera të mbetur në vendnumëro.

Shqiptaret, kudo që kam qenë e dinë dhe e kuptojnë fare mirë. E vërteta është se e keqja më e madhe, rreziku më i madh, rreziku i vërtetë për familjet shqiptare dhe për Shqipërinë, është një tjetër 4 vjeçar me të njëjtin kryeministër që dështoi për 8 vite me radhë. Është koha për ndryshim! Është koha që së bashku, krah për krah, të nisim punën për një të ardhme më te mirë. Të sjellim bashkë një jete më te mirë për të gjithë shqiptarët kuro që ndodhen, për vëllezërit dhe motrat tona kuro qe ndodhen.

Unë kam besim tek ju. Unë kam besim tek njerëzit tanë, tek shqiptarët. Kemi kaluar kaq shumë vështirësi së bashku dhe kemi mbijetuar, ja kemi dalë të qëndrojmë. Kemi kaluar kaq shumë sfida dhe ja kemi dalë. Ja kemi dalë sepse kemi qenë krah për krah të bashkuar për vendin tonë. Ndaj, ju bëj thirrje që të bëhemi përsëri të bëhemi bashkë të gjithë për ndryshimin!

Të mundësojmë me votën tonë ndryshimin që do të sjell një cilësi jete të mirë për familjet e të gjithë shqiptarëve pa dallim politik. Ndaj, dua t’i ftoj të gjithë, pa asnjë dallim, të bëhemi bashkë në këtë turë shprese. Votoni numrin 9 për të sjell shpresën! Votoni numrin 9 për të sjell ndryshimin! Tani që vetëm 9 ditë na ndajnë nga dita e vendimit të madh, votoni 9 për të ardhmen, për vendin tonë! Votoni numrin 9 për fëmijët tuaj! Votoni numrin 9 Shqipëria fiton! Më ndiqni nesër gjatë turit tim live nga Saranda në Tropojë, nga jugu në veri, në turin e shpresës, në turin e fitores, në turin e fitores, në turin e ndryshimit që të gjithë së bashku do ta sjellim më datë 25 prill duke votuar numrin 9. Ju përshëndes dhe ju uroj një mbrëmje sa më të këndshme! Votoni numrin 9 për ndryshimin! Faleminderit dhe një mbrëmje të këndshme!”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco