Meta fton Ramën për një përballje publike

Meta fton Ramën për një përballje publike

20:54, 16/04/2021
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka bërë ftesë kryeministrit Edi Rama për një përballje publike.

Në një intervistë nga Vlora , Meta iu përgjigj edhe Gjiknurit, i fundit ky që ka pranuar një përballje me Presidentin, nëse do pranojë se është udhëheqës i opozitës.

Meta deklaroi: ‘Këto janë alibira dhe justifikime se nuk kam pse të marr përgjegjësi që nuk i kam. Ai ka ngritur disa pretendime me urdhër të Ramës se nuk i ka thënë me mendjen e vet. Të vijë dhe të na i tregojë se kush janë, por s’ka se si të vijë se është një zëdhënës i gënjeshtrës së detyruar dhe s’ka faj se ka probleme të shkuara. E ftoj edhe Ramën, mua më pëlqen përballja”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco