Partia ‘Libra’ e Vlorës bashkohet me LSI-në/ Luan Rama: Të shpëtojmë Shqipërinë nga e keqja

Partia ‘Libra’ e Vlorës bashkohet me LSI-në/ Luan Rama: Të shpëtojmë Shqipërinë nga e keqja

20:16, 16/04/2021
A+ Aa A-

“Kauza, të shpëtojmë Shqipërinë nga e keqja”, Luan Rama e konfirmon: Kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, i cili është renditur i pari në listën e Qarkut të Vlorës, ka konfirmuar se partia “Libra” e këtij qarku është bashkuar me LSI-në.

Në një postim në facebook, Luan Rama shkruan se bashkimi i “Librës” me LSI-në, frymëzohet nga kauza patriotike e shpëtimit të Shqipërisë nga e keqja më e madhe që e ka emrin Rilindje.

Postimi i plotë:

25 prilli – dita e madhe e fitores:

LIBRA E VLORËS BASHKOHET ME LËVIZJEN SOCIALISTE PËR INTEGRIM

Libra e mirëpritur në Lëvizjen Socialiste për Integrim, në forcën moderne të të rinjve, në fuqinë e madhe të ndryshimit dhe të fitores. Ku tjetër më mirë se në Vlorë merr vlerë bashkimi, e bashkimi i Librës me LSI-në, frymëzohet nga kauza patriotike e shpëtimit të Shqipërisë nga e keqja më e madhe që e ka emrin Rilindje.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco