Kryemadhi në Gjirokastër: Edi Rama dhe Rilindja kërkojnë të tjetërsojnë flamurin tonë

Kryemadhi në Gjirokastër: Edi Rama dhe Rilindja kërkojnë të tjetërsojnë flamurin tonë

19:49, 16/04/2021
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim sot me qytetarët në Gjirokastër.

Kryemadhi tha se një nga problemet më të mëdha është hemorragjia e institucioneve, por se uragani i ndryshimit po ndihet në të gjithë Shqipërinë.

Gjithashtu Kryemadhi theksoi se më socialistë se kandidatët e LSI-së nuk mund të gjejnë dot socialistët e Gjirokastrës, duke iu bërë thirrje të votojnë numrin 6.

Fjala e Kryemadhit

“Përshëndetje motra dhe vëllezër gjirokastritë! Vangjel të falenderoj shumë. Në fakt më shumë socialistë se Vangjeli, Monika, Aldi, Berti, nuk mund të gjejnë dot të gjithë socialistët e të gjithë qarkut të Gjirokastrës për të patur shansin për të votuar më 25 prill Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Tek vinim tani rrugës më thotë Vangjeli që nesër lartmadhnia paska takimin në orën 4 pasdite dhe ka marrë të gjithë administratën me firma për të qenë prezent. Ai nuk është as lartmadhni, as poshtëmadhni. Ai është një në ikje, i cili shkatërroi familjet shqiptare, shkatërroi ekonominë shqiptare, shkatërroi të rinjtë shqiptarë, që i largoi nga Shqipëria dhe aq më shumë po shkatërron çdo ditë e më shumë identitetin tonë.

Sot një nga problemet më të mëdha është ajo që tha Vangjeli, hemorragjia e institucioneve të qarkut të Gjirokastrës. Është shumë e vërtetë, sepse nuk është e paqëllimshme kjo hemorragji. Nuk është i paqëllimshëm largimi i spitalit rajonal të Gjirokastrës drejt Fierit, sepse do t’i detyrojë gjirokastritët, tepelenasit, libohovitët, dropullitët e të gjithë, të shkojnë të kurohen në Greqi, kur ndërkohë duhet të kenë spitalin e tyre në mes të qytetit.

Nuk është i paqëllimshëm largimi i arkivave drejt Lushnjes, sepse kërkon tjetërsimin e gurëve të sokakëve të Gjirokastrës, kërkon tjetërsimin e historisë shqiptare. Nuk është i paqëllimshëm largimi i Drejtorisë Arsimore. Nuk është i paqëllimshëm çdo largim institucional, sepse Edi Rama dhe Rilindja kërkon të zhdukë historinë tonë, kërkon të zhdukë memorien tonë, kërkon të tjetërsojë flamurin tonë.

Prandaj, ajo që është dhe më e rëndësishme për të gjithë ne kudo që jemi, të mos ndalojmë në asnjë moment dhe asnjë sekondë. Të trokasim derë më derë, të bisedojmë me të gjithë njerëzit tanë, me miqtë me familjarët. Me qindra janë kthyer nga emigracioni që kanë ardhur për të votuar.

Dje takova në Laprakë që kishin ardhur nga Franca, nga Gjermania, nga Amerika. Po kthehen sepse e dinë që ndryshimi ndodh vetëm me votë. Ndryshimi ndodh me votën tuaj më 25 prill, duke votuar Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Të dashur miq, tek vija rrugës nuk e prisja atë pritje madhështore nga djemtë e Memaliajt, të Përmetit, të Tepelenës dhe nuk e mendoja që vërtetë do të kishte kaq shumë të rinj në këto zona. Ajo çfarë shikojmë ne përditë janë fshatrat e braktisur, janë shtëpitë e braktisura për shkak të mungesës së punës, për shkak të mungesës së zhvillimit të ekonomisë, për shkak të mungesës së zhvillimit të turizmit, për shkak të mungesës së zhvillimit të jetës së përditshme, për shkak të mungesës së dëshirës dhe vizionit për ta zhvilluar këtë vend.

Unë gjithë jetën kam punuar me rininë, forca ime dhe kurajo më ka ardhur prej tyre. Nëse unë do të isha tjetërsuar do ta kisha shumë të vështirë, nuk do të kisha këtë energji, nuk do të kisha këtë ritëm. Nuk do të kisha dhe këtë qëndresë. Sepse duke u rritur ata me mua dhe unë duke parë të gjithë jetën e tyre unë nuk bëj kompromis kushdo qoftë ky.

Pra për të ardhmen e këtyre djemve dhe vajzave, qoftë po them të Arditit, Endritit, Kejdit, Floidës, Erisës, Silvës, nuk pranoj kompromis as me Ilir Metën, as me mamanë time, as me fëmijët e mi sepse kontributi i tyre është shumë më i madh edhe se i imi edhe se i Petrit Vasili edhe se i Luan Ramës edhe se i Ilir Metës. Pse është më i madh? Sepse ne ishim në politikë, ne kontribuam, unë Luan Rama dhe Ilir Meta kemi kontribuar në PS se Tit Vasili nuk ka qenë anëtar i PS dhe kishim një kontribut politik. Por sot ky brez i ri ka kontribuar në vitet më të vështira të tranzicionit dhe sot është koha e tyre, nuk është më koha jonë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco