Shehi: Propaganda e vetmja arritje e Ramës. Spitali turk Fierit si pulari!

Shehi: Propaganda e vetmja arritje e Ramës. Spitali turk Fierit si pulari!

18:57, 16/04/2021
A+ Aa A-

“Suksesi i vetëm I Edi Ramës në tetë vite është propaganda, nuk gjej asnjë sukses tjetër”

Kështu u shpreh Dashamir Shehi, Kreu I LZHK-së kanidat për deputet i PD-AN në Tiranë në “Top Talk” përballë gazetarit Denis Dyrnjaja.

Kur gazetari e pyeti për Spitalin e Fierit, Shehi e cilësoi si  pulari.

“Kjo qeveri ka bërë mire vetëm propagandën, për pjesën tjetër vështirë të them. E kam vështirë të gjej dicka të mire qw ka bwrw kjo qeveri, madje nuk gjen as kryeministri vetw. Mendoni të kishte bërë ca kilometra rrugë dhe tre ura, nuk do na tregonte përralla me 3D.

Sa për spitalin e Fierit është si një pulari. Ky duhet të na kishtë bërë spitalin rajonal të Fierit, të Korcës të Vlorës të Shkodrës, që kur të vinte pandemia siç erdhi të kishim spitale si duhet. Atë çka I ka bërë Rama me shëndetësinë, do ta paguajnë shqiptarët 15 vitet e ardhshme, do paguajnë PPP E Ramës.

Vetëm një në pesë shqiptar shkoi në spital.Bilanci është detyrueshëm për qeverinë se ka qeverisur tete vite, ne si oopozitë kemi  program. Ajo çka ka bërë Basha janë një garanci se do bëjë punë të mira për vendin. Basha ka qënë në kohën kur I liberalizuan vizat, apo rruga e kombit, kanë qënë dhe të tjerë si kryeministri. Ne I kërkojmë bilancin atyre që janë në pushtet.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco