E rrallë/ Brukseli sërish në krah të PD, shpërfill thirrjet e Ramës

E rrallë/ Brukseli sërish në krah të PD, shpërfill thirrjet e Ramës

09:49, 16/04/2021
A+ Aa A-

Ajo që po ndodh gjatë kësaj fushate zgjedhore nuk kishte ndodhur prej dekadash në vendin tonë. Ambasadorja amerikane, Yuri Kim u bëri thirrje të qartë qytetarëve që të votojnë ndryshimin, nëse duan ndryshim dhe të zgjedhin kriminelët, nëse duan kriminelët.

Por akoma më interesant është angazhimi i Brukselit në këto zgjedhje. Disa nga komisionerët më të rëndësishëm të Komisionit Europian u shfaqën në aktivitetet e fushatës së PD në fillimet e saj.

Kjo gjë solli reagimin e ashpër të kryeministrit Edi Rama, që deklaroi se Brukseli po fut hundët në punët e brendshme të Shqipërisë. Megjithatë, këto ankesa të Edi Ramës kanë rënë në vesh të shurdhër. Një ditë më parë, në fushatën e PD u shfaq vetë zv.Presidenti i Komisionit Europian, njëkohësisht Komisioner për Mënyrën Europiane të jetesës, Margaritis Schinas.

Ai zhvilloi një bisedë me kreun e opozitës, Lulzim Basha mbi të ardhmen e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, përpjekjeve që duhet të bëjë vendi për t’u anëtarësuar në Union dhe vizionin e kryeopozitarit mbi këtë proces.

Komisioneri Schinas u shpreh i kënaqur me entuziazmin dhe përkushtimin e zotit Basha ndaj Europës. Ai e vlerësoi si krejtësisht të mundur hapjen e negociatave pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe e nxiti zoti Basha që të çojë përpara mesazhin e ringjalljes ekonomike. Schinas vlerësoi veçanërisht rolin e Bashës në arritjet e mëparshme të vendit në fushën e integrimit europian.

“Ju personalisht si ish-Ministër i Brendshëm, keni shumë arsye për t'u krenuar me atë që është bërë tashmë dhe natyrisht ky liberalizim i vizave nuk është një gjë e lehtë dhe nuk ishte e sigurtë. Ju e dini sa komplekse ishte dhe këshilla ime është të mos tregoheni shumë modestë në lidhje me të. Kjo është diçka që ju, si udhëheqës dhe si individ, duhet ta tregoni më shumë, si diçka në politikë që ka ndryshuar gjërat për mirë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj 16/04/2021 09:59

per bashen normal te pakten eshte njeri jo gangster jo mashtrus si rama ,luli na i hoq vizat ,luli na futi me nato e beri gjithato rruge,,jo hajni me hajnet qe jan tu bo prap olane per te bler votat.

Shto koment

Denonco