Sfida e Açkës/ Gazeta holandeze: Rama, i lidhur me kriminelët

Sfida e Açkës/ Gazeta holandeze: Rama, i lidhur me kriminelët

09:27, 16/04/2021
A+ Aa A-

Teksa zgjedhjet po afrohen dhe Elbasani pritet të jetë një nga pikat më të nxehta në vend, gazeta holandeze Sargasso ka publikuar një shkrim për situatën në vend. Gazetari Jos van Dijk shkruan se në këto zgjedhje do të kandidojë për opozitën edhe shkrimtarja e njohur shqiptaro-holandeze, Flutura Açka.

“Si partia më e madhe e opozitës, PD pritet të sfidojë kryeministrin në detyrë dhe ish-kryebashkiakun e Tiranës, Edi Rama. Rama, që e paraqet veten si piktor, është një figurë kontroverse. Ai thuhet se është i përfshirë në pastrim parash, trafik kokaine, nepotizëm dhe kontakte me botën e krimit.

Pas rizgjedhjes si kryeministër në vitin 2017, ai është akuzuar për manipulim zgjedhor. Bisedat telefonike ku shfaqet kjo gjë janë publikuar nga gazeta gjermane BILD.

Këtë javë u bë e ditur se zyra elektorale e PS ka marrë në mënyrë të paligjshme një dosje të madhe që përmban të gjithë të dhënat personale të votuesve në kryeqytetin Tiranë. Zyra e fushatës i ka lidhur të gjithë votuesit me një vullnetar lokal të PS-së. Një institucion shtetëror është përgjegjës për origjinën e të dhënave”.

“Flutura Açka pret më shumë shqetësime. Ajo ka frikë se votat do të blihen. Kryeministri Rama ka paralajmëruar hapur zyrtarët e tij: të mos votosh për partinë e tij do të thotë dorëheqje. Ai duket se i di mënyrat për të kontrolluar një detyrim të tillë për të votuar. Në një intervistë televizive, Açka citoi shembullin e një shoqeje, e cila u pushua nga puna pasi përcolli deklaratat e saj.

Përdorimi i mjeteve jo-ortodokse nga Rama u duk qartë në një incident në Elbasan, qyteti ku Flutura është kandidate. Në një tubim të partisë së saj, Rama u shfaq provokues me truprojat e tij, anëtarët e një bande famëkeqe të drogës, të cilët iu përgjigjën me grushta parullave anti-PS. Rama dhe miqtë e tij duket se nuk njohin kufij për të konsoliduar pushtetin e tyre”.

Më tej në shkrim thuhet se qeveria e majtë e Ramës po zbaton vetëm politika të djathta neoliberale, duke shkuar shumë larg me privatizimet dhe PPP-të.

“Ekonomia është në gjendje kaq të keqe, sa të rinjtë po kërkojnë strehim diku tjetër në Europë. Në shumë raste më kot, pasi nuk njihen si azilantë. Shumë banorë të zonave rurale e mbajnë veten me kultivimin e kanabisit. Ata varen nga kriminelët e drogës, për të cilët policia mbyll sytë. Lufta kundër trafikut të drogës është një nga përparësitë e PD, thotë Açka”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Av. Mehmet Kurti16/04/2021 11:54

Kandidatja znj.Açka ! , në Elbasan është vlera e padiskutushme për ndryshimin në fitore, dhe vlersohet si një politikane që përngjan Presidentes së Kosovës znj. Vjosa Osmani . Suksese në fitore me numrin me të madhe në votim me 25 Prill.

Shto koment

Denonco