Ku i çove 300 mln euro?/ Rama nuk e di ku u zhdukën paratë që mori borxh për pandeminë

Ku i çove 300 mln euro?/ Rama nuk e di ku u zhdukën paratë që mori borxh për pandeminë

22:38, 15/04/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, është pyetur lidhur me paratë që ka marrë borxh për pandeminë.

Qeveria ka marrë 500 milionë euro borxh për pandeminë dhe ka shpenzuar vetëm 200 milionë prej tyre. Gazetari Rakipi e pyeti kryeministrin, se ku i ka çuar 300 milionë euro dhe përse nuk ua ka dhënë biznesve. Rama nuk kishte një përgjigje, por tha se paratë janë përdorur edhe për rindërtimin.

Pjesë nga biseda:

Rakipi: Për pandeminë keni marrë borxh 500 milionë euro. U keni paguar 130 milionë njerëzve. Ja edhe 20 milionë Ministrisë së Shëndetësië. Po falim edhe 50 milionë.  Ku janë 300 milionë të tjera, ku i ke çuar?

Rama: Pse hyni në këto? Kur hyni ju në këto, ju që merreni me komentet ekonomike.

Rakipi: Ty të pyeti kolegu për GDP-në e Shqipërinë dhe nuk e dije…

Rama: Ne e morëm vendin me borxh 74%..

Rakipi: Po flas për borxhin për pandeminë. Ku i ke cuar 300 milionë euro?

Rama: Ne nga pandemia, kemi marrë një goditje 700 milionë. E kemi marrë në të ardhura. Na kanë rënë të ardhurat e shtetit.

Rakipi: Pse cfarë bëre ti? Pagove bizneset?

Rama: BB thotë që qeveria shpëtoi 50 mijë vende punë.

Rakipi: Pagove 130 milionë euro njerëzve. Po 300 milionë ku i ke?

Rama: Po rindërtimi?

Rakipi: Nuk kanë lidhje fare. Janë të pandemisë këto.

Rama: Po patjetër, nuk ka lek për pandeminë vetëm. Na kanë rënë të ardhurat. Kemi financuar rindërtimin, përjashto lagjen në Kurbin, të gjithë e kemi financuar me paratë tona. Shkollat që kemi parë i kemi financuar ne.

Rakipi: Po thua që për pandeminë, bëre shkolla..

Rama: Në kohë pandemie, morën borxh për programet.

Rakipi: Jo duhet t’ju jepnit paratë biznesve.

Rama: Nëse do të merrnim 500 milionë dhe do t’ua jepnim njerëzit ne sot do të ishim gropë.

Rakipi: Gropën e ke më të madhe se 700 milionë ti. Gropën e borxhit është tjetër. Po flas për pandeminë, nuk më përgjigjesh ku i ke çuar 300 milionë euro.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku15/04/2021 23:56

Kërkoni paratë për të mbërthyer mafjen, thoshte një hero i antimafjes. Kërkoni tek banka off shore e Linda Ramës. Që kur u bë kryekar bashkie filloi gjoba 20%, si kryekarministër gjoba shkon 50%. Prangaj kur justifikon 300 milionë € do të thotë që ato 300 milionat e tjerë i ka në bankën e gruas në off shore, tashmë që do pirdhet nga pushteti i duhen për pleqërinë.

Shto koment

Denonco