Patozi: Lajmi i madh që ambasada amerikane po vigjilon zgjedhjet e 25 prillit

Patozi: Lajmi i madh që ambasada amerikane po vigjilon zgjedhjet e 25 prillit

21:53, 15/04/2021
A+ Aa A-

Në Çim Peka Live, Kreu i ‘Bindja Demokratike’, Astrit Patozi, e cilësoi një lajm të madh faktin që ambasada amerikane po vigjilon zgjedhjet e 25 prillit.

‘Nëse duam ta përkthejmë deklaratën e ambasadores amerikane duke e tërhequr nga vetja, nuk do nxjerrim gjë në dritë. Sepse ata kur kanë diçka për të thënë, e përkthejnë vetë. Lajmi i mirë është që ambasada amerikane, po vigjilon mbi zgjedhjet. Ky është një lajm shumë i madh. Lidhur mbi SPAK-un dhe drejtësinë tonë. Unë hyj te njerëzit që kanë rezerba shumë të mëdha se si po bëhet reforma në drejtësi. Po prapë se prapë ne kemi linjën tonë që më mirë një reformë gjysmake sa as aspak fare. Por ne nuk presim që krimet zgjedhore të përbindshme do zgjidhen para zgjedhjeve, as që e presim.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco