Biznesi, taksat dhe nafta/ Basha: Vendimet e para që do të marr si Kryeministër

Biznesi, taksat dhe nafta/ Basha: Vendimet e para që do të marr si Kryeministër

21:46, 15/04/2021
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, u shpreh në emisionin “Log” të drejtuar nga Endri Xhafo se një nga vendimet e para që do të marrë në pushtet do të jetë ulja e çmimit të naftës me 240 lekë për litër.

“Do të jetë një nga vendimet e para që do të merren nga qeveria e ardhshme”. Të 100 ditëshi i parë? “Edhe më parë” premtoi Basha gjatë rrugës për në Elbasan teksa u shpreh se “Po rendim drejt njerëzve, ëndrrës së tyre për ndryshim”.

Biznesi i vogël është bërë pjesë e betejës dhe debatit mes Ramës dhe Bashës, por çfarë premton ndryshe PD-ja nëse do të vijë në pushtet, cili është plani konkret?

“Nuk ka më ligj, ka gjobëvënie pa fund, çdo ditë falimentojnë 60 biznese, që do të thotë 60 kryefamiljarë nuk çojnë më një rrogë në shtëpi. Kjo klimë nuk m und të vazhdojë më, shumë e bizneseve shqiptare janë për ndryshimin.

Zotohemi që ato pjesë të planit që kanë të bëjnë me biznesin e vogël dhe të mesëm ti bëjmë realitet me afate kohore, vendosjen e tavanit mbi taksat lokale prej 0.5% të xhiros. Biznes i vogël do të quhet çdo biznes me xhiro nën 140 milionë të vjetra në vit.

Angazhimet e tjera, që ky terror psikologjik i inspektorateve të marrë fund, duke fiksuar pullën fiskale” tha ai. Po i ka tërhequr, i tha gazetari Xhafo, referuar inspektorëve, ndërsa Basha zbuloi arsyen “I ka tërhequr për fushatë, kështu bën gjithmonë”.

Por, a nuk është bërë zero taksa për biznesin e vogël? “Biznesi i vogël paguan taksa dhe tarifa lokale dhe ne kemi vendosur një tavan jo më shumë se 0.5% e xhiros vjetore, më pak, po, e mbështesim dhe e inkurajojmë, më shumë e ndalojmë me ligj. Tavani nuk e shkel autonominë vendore. Biznesi i vogël dhe në tërësi do të marrë frymë. Kontrolle do të ketë me analizë risku sipas standardeve europiane, por do të ketë moratorium një vit mbi gjobat” tha ai.

Një tjetër premtim i PD-së nëse vjen në pushtet do të jetë rritja e pagave dhe pensioneve. “Tetë vite sa është rritur pensioni? Unë i kam të dy prindërit pensionistë, dhe e dinë fare mirë për çfarë flasim. Tetë vite nuk i rritën pensionet. Marrim mësuesit, ne i dyfishuam pagat, këta u kujtuan tani që vjen fushata për një rritje simbolike në Janar. Marrim mjekët, tetë vite me radhë kanë qëndruar në vendnumëro, por në kuptimin e vërtetë kanë ecur mbrapa”, tha lideri i opozitës së bashkuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco