Ish-kryeministri Berisha takon ambasadorin e OSBE, ja çfarë u diskutua

Ish-kryeministri Berisha takon ambasadorin e OSBE, ja çfarë u diskutua

14:02, 15/04/2021
A+ Aa A-

Ambasadori i OSBE në vendin tonë, Vincenzo Del Monaco ka zhvilluar një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Takimi është zhvilluar në zyrën e ish-kryeministrit Berisha.

‘Takim me ambasadorin e OSBE, z. Vincenzo Del Monaco!

Të dashur miq, sot prita në një takim Kryetarin e Prezencës së OSBE-së në vendin tonë, zotin Vincenzo Del Monaco.

Pasi i urova mirëseardhjen ambasadorit Del Monaco, i shpreha atij vlerësimin për rolin dhe kontributin e çmuar të OSBE-së ndër vite në zhvillimet në Shqipëri dhe se ky rol është i mirëpritur për konsolidimin e standardeve demokratike në këtë vend.

Me ambasadorin Del Monaco pata një shkëmbim të gjerë të mendimeve mbi zhvillimet aktuale në vend dhe Rajon.

Diskutuam bashkarisht dhe mbi rëndësinë e madhe që kanë zgjedhjet e 25 prillit.

Takimi ishte i hapur dhe miqësor’, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tirana15/04/2021 17:04

Ata te tjeret , ka rrezik te kene qene patronazhista te patronazhituar prej vitesh , te cileve tani i mungon kurajo politike dhe intelektuale e lidhur me " atdhedashurine " e tyre ne vite .

Mihal Naco 15/04/2021 14:09

Ky eshte dallimi i Sali Berishes nga pushtetaret e tjere qe na kane qeverisur. Vazhdon te jete aktiv ne politike. Nje ish Kryeminister qe ka nje zyre, sic ndodh ne te gjitha vendet e perparuara te botes. Gjithe te tjeret, presidente, kryeministra, pasi u majmen ne saje te pushetit, kane humbur pa nam dhe nishan dhe shfaqen sa here i ka nevoje Rama dhe dalin ne televizor e sheshin ndonje pordhe...

Shto koment

Denonco