Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

'Beketi është fillimi/ Paralajmërimi i Metës: Në radhë edhe 235 mln euro

'Beketi është fillimi/ Paralajmërimi i Metës: Në radhë edhe 235 mln euro

12:34, 15/04/2021
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta thotë në një postim në Facebook se zbrazja e buxhetit të shtetit për të paguar paratë e humbura në gjyqin me biznesmenin italian Françesko Beketi është përdorimi kriminal i parave të shqiptarëve.

Meta shprehet se Beketi është vetëm fillimi sepse në radhë janë edhe 235 milionë euro për t’u paguar paguar si dëmshpërblim nga papërgjegjshmëria dhe shpërdorimi. Ai shton se 25 prilli është referendum popullor për të çuar para drejtësisë shpërdoruesit.

“Zbrazja e buxhetit për të paguar Becchetti-n është shpërdorim kriminal i parave të shqiptarëve. Është një grabitje e të ardhurave buxhetore më të ulëta në rajon në raport më PPB (27%) të cilat janë 10 pikë më poshtë se mesatarja europiane.

Dhe nuk është vetëm Becchetti. Ai është vetëm fillimi, sepse në radhë janë edhe plot 235 milionë euro me probabilitet të lartë për t’u paguar si dëmshpërblim nga papërgjegjshmëria dhe shpërdorimi.

Prandaj 25 Prilli është referendum popullor për të çuar para drejtësisë, shpërdoruesit e parave të shqiptarëve”, shprehet Meta.

Ai bashkë me shenimin e tij ka ndarë me ndjekësit edhe një shkrim të revistës Monitor.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco