Veliaj mashtron/ 'Four Paws' mohon se ka bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës

Veliaj mashtron/ 'Four Paws' mohon se ka bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës

11:27, 15/04/2021
A+ Aa A-

Prej kohësh në rrjet kanë qarkulluar video dhe foto, prova të keqtrajtimit të kafshëve në mënyra nga më mizoret.

Ky keqtrajtim ka ardhur nga dora e njeriut, qofshin ato qytetarë, apo në rastin më të fundit, punonjës të institucioneve, që në fakt, kanë funksion mbrojtjen e tyre .

Pas videove virale nga Kashari, ku qentë e rrugës merren zvarrë nga punonjësit e Bashkisë për t’u dërguar në spitalin e vdekjes, protesta të njëpasnjëshme pasuan nga qytetarët.

Ndonëse kanë kaluar dy javë nga videoja e fundit makabre, e cila zgjoi sensibilizim tek shumë qytetarë, të cilët u mblodhën para Bashkisë për t’i thënë ‘Stop rrëmbimit dhe vrasjes së Kafshëve’, duket se deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Bashkia Tiranë, dhe pse në zyrën e Bashkisë tashmë ka mbërritur një letër zyrtare nga protestuesit.

I ftuar në 'Opinion' para disa ditësh dhe i pyetur në lidhje me këtë çështje, kryetari i Bashkisë Tiranë, Veliaj, u përpoq të justifikohej me faktin se qentë e rrugës janë një rrezik për qytetarët, duke pretenduar se shumë qytetarë jan kafshuar vetëm ditët e fundit.

Mirëpo, ndër të tjera, ai deklaroi se nuk e mbështet dhunën ndaj kafshëve dhe madje se ai bashkëpunon me disa organizatat Europiane dhe Britanike për mbrojtjen e tyre, ku përmendi edhe një nga organizatat më të njohura në botë për mbrotjen dhe politikat mbështetëse për kafshët ‘Four Paws’.

(Four Paws është organizata globale e mirëqenies së kafshëve, për kafshët nën ndikimin e drejtpërdrejtë njerëzor, e cila shpëton kafshë në nevojë dhe i mbron ato.)

Kjo organizatë, ka mohuar së fundmi çdo bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, duke nxjerrë kështu bllof edhe kryetarin e Bashkisë.

Organizata në fjalë ka reagur me anë të një e-maili, i cili është publikuar në faqen 'Animal Rescue Albania', ku shkruhet:

"Dëshirojmë të bëjmë të ditur se FOUR PAWS (Katër Putrat) aktualisht nuk bashkëpunon me Bashkinë e Tiranës për çështjen e kafshëve endacake.

FOUR PAWS përkrah dhe mbron implementimin e programeve të menaxhimit human të kafshëve endacake, përfshirë sterilizimin masiv, adresimin e shkaqeve të braktisjes së kafshëve dhe inkurajimin e pronësisë së përgjegjshme të tyre, në mënyrë që të reduktohet numri i kafshëve endacake në komunitetin lokal. Kjo përqasje është shkencërisht e provuar si mënyra më efektive dhe më e njerëzishme e reduktimit të kafshëve endacake brenda komunitetit.

FOUR PAWS dënon fuqishëm vrasjen e maceve dhe qenve endacakë si mënyrë kontrollimi e popullatës jo vetëm për shkak të vuajtjeve që kjo iu shkakton kafshëve, por edhe sepse kjo është një mënyrë jo efektive, jo njerëzore dhe e kushtueshme për të mbajtur reduktimin e numrit të kafshëve endacake në periudha afatgjata."

Image

 

Image

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 15/04/2021 12:19

Ky Erion Fiku pu pu pu eshte i pashpirt.Kriminel hajdut llafazan shushunje mendere shqyer.Kur mban fjalime merr njerezit e zgjedhur prej tij si spektator jo popull.Ky ja kalon dhe seriall killerve me te medhenj

Shto koment

Denonco