Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

VIDEO/ Basha në Kamëz: Ndryshimi është jetik për familjet, dilni dhe votoni 9 masivisht më 25 Prill!

VIDEO/ Basha në Kamëz: Ndryshimi është jetik për familjet, dilni dhe votoni 9 masivisht më 25 Prill!

11:26, 15/04/2021
A+ Aa A-

Gjatë vizitave që bëri sot në Kamëz, kryetari i PD-së Lulzim Basha u takua me qytetarin Sefer Tanushi, i cili i tha se tërmeti i kishte lënë pasoja të mëdha tek shtëpia e tij dhe se ai nuk kishte parë as ndihmën më të vogël nga qeveria. Ai jetonte me 62 mijë lekë të vjetra pension të cilat nuk i dilnin as për të blerë ilaçet, ndërsa fëmijët i kishte pa punë. 

Lulzim Basha: Si e ke gjendjen?

Sefer Tanushi: Gjendja ime  mos e pyet, 62 mijë lekë të vjetra marr pension, vetë i sëmurë, gruan e sëmurë. Tërmeti ka bërë kredinë, askush nuk më ka parë, për sytë e ballit nga bashkia. Urdhëro këtu jeton Sefer Tanushi. Kjo është shtëpia ime, këtu jetoj është çarë tarraca përgjysmë nga tërmeti, askush mbrapa s’më ka ardhur për këtë punë!

Lulzim Basha: Asnjë bonus, asnjë ndihmë, asnjë gjë. Këtu fle, këtu jeton? 

Sefer Tanushi: Po, po, veç këtu.

Lulzim Basha: Veç këtë dhomë ke? Ajo është e dëmtuar? 

Sefer Tanushi: Jo janë shtëpitë e shokëve që kanë marrë lekët. Në këtë krah, në këtë krah kanë marrë lekët, mua  jo në mes. 

Lulzim Basha: Diskriminim. 

Sefer Tanushi: Diskriminim tamam diskriminim.

Lulzim Basha: Me çfarë jeton Sefer? 

Sefer Tanushi: 62 mijë lekë pension marr, fatura e ilaçeve me i marrë çdo muaj jam i detyruar ti marr.

Lulzim Basha: Sa të shkojnë ilaçet, sa paguan për ilaçet? 

Sefer Tanushi: 220 mijë të vjetra. Tmerr ore tmerr.

Lulzim Basha: Fëmijë sa ke?

Sefer Tanushi: Kam 3 fëmijë.

Lulzim Basha: Ku i ke?

Sefer Tanushi: Në shtëpi, pa punë janë të gjithë. 

Basha tha se për 8 vite qeveria ka qenë inekzistente edhe pa qenë tërmeti dhe pandemia. Ai u kërkoi familjeve që më datë 25 prill të votojnë për ndryshimin që t’u hapet rruga programeve të Partisë Demokratike. Ai u zotua se masat që do marrë qeveria e ardhshme për familjet në nevojë, do të jetë dyfishimi i ndihmës ekonomike, uljen e energjisë elektrike ku për familjet në nevojë pagesa do të merret përsipër nga shteti dhe rimbursimin i ilaçeve.  

“Këto halle janë bërë kapicë. Edhe pa qenë pandemia, edhe pa qenë tërmeti, pandemia, kanë qenë kapicë. Se 8 vite nuk është kujtuar një ditë për njerëzit. Tani ju thatë në dorë të zotit dhe në dorë të zotit jemi të gjithë por me 25 prill është veç në dorën tuaj. Ajo është dita kur ju e keni në dorë. Ose për të vazhduar edhe katër vite siç tha Seferi ose me e ndryshuar. Tani ne kemi ardhur tek ju jo thjeshtë për të kërkuar votën as për të premtuar kur vjen fjala te familjet në nevojë ekonomike. Ne çfarë kemi hartuar si plan, e para është me e përmbledhur me një fjali, asnjë familje pa bukë, pa ujë, pa drita. Çfarë domethënë kjo? Dyfishim i ndihmës ekonomike. 300 kë/h për muaj me çmim minimal dhe për familjet që janë në nevojë ekonomike, ndihmë ekonomike, pagesa merret përsipër nga shteti. E treta, që lidhet drejtpërdrejt me një nga kostot më të mëdha që ka mosha e tretë që janë ilaçet. Rimbursimi i ilaçeve do të bëhet sipas diagnozës. I ka mundësitë shteti t’i përballojë këto kosto. Pra, nuk është çështje që nuk ka lekë, s’ka patur vullnet, s’ka pasur vëmendje, s’ka pasur dëshirë për t’ju ndihmuar. Me 25 prill, me planin tonë kjo ndryshon. Ka vetëm një mundësi për ndryshim dhe ndryshimi është jetik për Shqipërinë, ndryshimi është jetik për Shqipërinë. E vetmja mundësi për ndryshim është të shkoni të votoni numrin 9, të votoni Partinë Demokratike, Aleancën për Ndryshim dhe programin tonë” - tha Basha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco