Basha në familjen socialiste: Shqiptarët do të votojnë për ndryshimin, do të jem kryeministër i të gjithëve!

Basha në familjen socialiste: Shqiptarët do të votojnë për ndryshimin, do të jem kryeministër i të gjithëve!

11:16, 15/04/2021
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar dy familje në Bathore të Kamzës për të parë dhe dëgjuar nga afër problemet e tyre.  Ramadan Allaraj i cili ka dy invalidë në shtëpi e ka të pamundur ta përballoj jetën me të ardhurat që merr. Për shkak të dy sëmurëve, ai është detyruar të jetoj tek vajza tjetër e tij, Valbona, e cila vet është dhe e papunë dhe me shtëpinë e shkatërruar nga tërmeti. Ai gjithashtu u shpreh se ka qenë anëtar i Partisë Socialiste, por që është zhgënjyer nga qeverisja e 8 viteve të fundit. 

TAKIMI

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar dy familje në Bathore të Kamzës për të parë dhe dëgjuar nga afër problemet e tyre. 
Ramadan Allaraj i cili ka dy invalid në shtëpi e ka të pamundur ta përballoj jetën me të ardhurat që merr. Për shkak të dy sëmurëve, ai është detyruar të jetoj tek vajza tjetër e tij, Valbona, e cila vet është dhe e papunë dhe me shtëpinë e shkatërruar nga tërmeti. Ai gjithashtu u shpreh se ka qenë anëtar i Partisë Socialiste, por që është zhgënjyer nga qeverisja e 8 viteve të fundit. 

Lulzim Basha: Zonja si është? 

Ramadan Allaraj: Vallahi siç ka qenë, e sëmurë, brenda. 

Lulzim Basha: Me invaliditet? 

Ramadan Allaraj: Invalide. 
Lulzim Basha: Sa vite ka këtë gjendje? 

Ramadan Allaraj: 10 vite. Që 10 vite e kanë nxjerr kemp-in, ja kanë dhënë nja 80 mijë lekë. Vajza që 30 e ca sëmundje ka. I dhanë një herë një pension. Shoqërimin ja hoqën në 2014-ën. Shkova tani ta marrë pensioni, para një muaji, ja kishin heq edhe 100 mijë lekëshin tjetër. Merr 70 mijë lekë. 

Valbona Allaraj: Është problem tani, se i kam marrë unë përsipër të gjitha këto. 

Lulzim Basha: Valbona ti punon diku?

Valbona Allaraj: Ka një vit që jam detyruar të lë punën që të kujdesem për këta të dy. Se kjo është shtëpia ime. 
Lulzim Basha: Domethënë prindërit edhe motra rrinë në shtëpinë tuaj? 

Valbona Allaraj: Po! 

Lulzim Basha: Nuk kanë banesë tjetër. U përmbyt, pas përmbytjes ishte totalisht e shkatërruar, pastaj u shemb e gjitha rasti i tërmetit. Asnjë ndihmë më të vogël! Asnjë ndihmë më të vogël! 

Valbona Allaraj: Asnjë ndihmë më e vogla, asnjë ndihmë më e vogla ta thuash. Ajo ka nevojë tani 2-3 qind mijë, 400 mijë në muaj i do ilaçe. Katër matje diabeti në ditë i do, që e ka diabetin e lartë.

Lulzim Basha: Me ato fishat?

Valbona Allaraj: Po fishat. 4 copë i do në ditë se s’bën. Me 4 insulina. Është çdo gjë me letra. Pastaj është motra invalide. Është invalide e lindur, t’ia heqë shoqërimin. E ka patur deri në 2014 e ka pasur.

Lulzim Basha: E ka pasur. Pastaj ja hoqën? 

Valbona Allaraj: Po, po. Deri në 2014 ka qenë me shoqërim. Në 2014 e këtej 

Lulzim Basha: 22 vjet mekanik, traktorist. Kur solli 98 mijë lekë më nxorën pension. 

Valbona Allaraj: Edhe atë me gjykatë. 

Ramadan Allaraj: Me gjyq. 2 milion e gjysmë i kam paguar edhe i mora se mi hoqën prapë. Unë realisht socialist i tërbuar kam qenë  

Lulzim Basha: Anëtar i Partisë Socialiste apo votues? 

Ramadan Allaraj: Anëtar.  

Lulzim Basha: Anëtar? 

Ramadan Allaraj: Po! Ma dëgjo një llaf. Kur kam shkuar për të marrë lekët e vajzës. Kam vajzën timen invalide që është 38 vjeçe, 37 vjeçe është, ja kanë hequr, unë nuk kam më besim, harroje!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari15/04/2021 11:41

BASHA PO PRANOHET SI KRYEMINISTRI I SHPRESES, I BESES DHE I NDRYSHIMIT TE MADH, NGA TE GJITHE SHQIPTARET TE DJATHTE, TE QENDRES DHE TE MAJTE! BASHA PO KENDON QYSH TANI KENGEN E FITORES SE MADHE! RAMA PO TERBON DHE BANDA E TIJ PO VAJTON ME KENGEN E KUKUVAJKES!

Shto koment

Denonco