Publikim i të dhënave personale/ Bejtja: Shkelje ligji, kush ma ka marrë mua kartën e identitetit?

Publikim i të dhënave personale/ Bejtja: Shkelje ligji, kush ma ka marrë mua kartën e identitetit?

22:49, 14/04/2021
A+ Aa A-

Publikimi i të dhënave personale të qytetarëve ishte tema e diskutimit në “Çim Peka Live”, ku nuk munguan debatet.

Gazetari Andi Bejtja deklaroi se përhapja e të dhënave, përhapja e sekreteve të jetës personale të personit është shkelje ligji.

“Kush i ka transferuar të dhënat nga zyrat te partia, që aty fillon vepra penale”, theksoi fillimisht Bejtja, i cili më tej shton: “Nëse janë transferuar të dhënat nga E-Albania te Partia Socialiste, ose te një parti tjetër, është përhapje e sekretit. SPAK nuk ka shkuar kot te zyrat e Lapsi.al.

Nuk ka mundësi fizike që të merren mbi 900 mijë vetëve të dhënat. Ja po të marr një shembull. Si ma kanë marrë mua kartën time të identitetit? Gjithë problemi aty është, te karta e identitetit, nuk është tek adresa apo te vendi i punës. Gjithë delikatesa e kësaj çështjeje është karta e identitetit”.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco