Vangjush Dako sfidon hapur ambasadoren Kim, mban fjalim në takimin e PS

Vangjush Dako sfidon hapur ambasadoren Kim, mban fjalim në takimin e PS

22:41, 14/04/2021
A+ Aa A-

Ish-kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, i shpallur “non gratta” nga SHBA, ditët e fundit të fushatës për zgjedhjet e 25 prillit, ka hequr dorë nga hija duke dalë hapur në takimet elektorale.

Dako është shfaqur në disa takime elektorale në qytetin bregdetar në përpjekje për të bindur qytetarët që të votojnë PS-në dhe shefin, Edi Rama.

Së fundmi Dako është filmuar në një takim në lagjen nr.1 të Durrësit. Por nuk është mjaftuar vetëm me praninë. Ai ka mbajtur edhe një fjalim përpara të pranishmëve.

Pavarësisht se zyrtarisht nuk është në drejtim të fushatës, Dako vijon që të luajë rol mjaft të rëndësishëm në fushatën e PS-së në Durrës. Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim u kërkoi mbrëmë qytetarëve shqiptarë se nëse janë të lodhur nga korrupsioni dhe pandëshkueshmëria të votojnë ndryshimin.

Dy aktivistë dhe figura të rëndësishme të socialistëve në qytetin bregdetar i Durrësit, Serian Mazreku dhe Ardit Kërtusha pak ditë më parë pasi iu bashkuan PD-së u shprehën të trishtuar për kapjen e qytetit nga ato që ata i quajnë interesat e ngushta të ish-kryebashkiakut Vangjush Dako./ abcnews/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco