Skandali i të dhënave personale/ Shkullaku: SPAK zbarkoi sot në zyrat e Lapsit, ja çfarë kërkuan

Skandali i të dhënave personale/ Shkullaku: SPAK zbarkoi sot në zyrat e Lapsit, ja çfarë kërkuan

21:56, 14/04/2021
A+ Aa A-

Një nga drejtuesit e Lapsi.al, Armand Shkullaku në Çim Peka Live, ka bërë të ditur lajmin se tashmë SPAK ka zbarkuar në zyrat e këtij portal, pas publikimit të skandalit të përdorimit të të dhënave personale të 900 mijë qytetarëve të Tiranës, nga Partia Socialiste, për qëllime elektorale.

‘Po, lajmi është i vërtetë. Policia gjyqësore dhe SPAK na kanë kontaktuar në telefon dhe kanë ardhur në zyrat tona, ku janë paraqitur sot. Kanë qenë dy specialistë të IT dhe dy oficerë të policisë gjyqësore që kanë ardhur për të marrë, burimin e të dhënave që kemi publikuar. Në zyrë kam qenë unë dhe Bushati. Kemi bërë deklarimin tonë i cili bazohet mbi të drejtën tonë për të mos treguar burimin tonë të informacionit. Ne kemi marrë përipër të ruajmë anonimatin e informatorit.

Policia gjyqësore ka hartuar një procesverbal për të dhënat tona. SPAK ka nisur procedimin penal ndaj Lapsi.al, për veprën penale të daljes së të dhënave përsonale. Së shpejti do të kemi një takim me prokuroren e çështjes e cila na ka thirrur në statusin e personave që kanë dijeni për ngjarjen.

Kemi marrë një njoftim të dytë nga Prokuroria, të nënshkruar nga z Kraja, ku kërkohet që prova, duhet të ruhet 90 ditë e padeformuar dhe të mos zhduket. Nuk besoj që do të jetë një hetim i gjatë.

Ne kishim 6 muaj që kishim marrë një informacion që në zyrat e PS dhe në bashkinë e Tiranës ishte formuluar një database me të dhënat e qytetarëve të Tiranës të marrë nga AKSHI. Ishte e pamundur te merrej më herët. Vetëm një javë më parë dikush kishte mundur të merrte këtë program ku mbante të dhënat e 910 mijë qytetarëve, ku ishin ID dhe të dhëna të tjera.’  

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku15/04/2021 00:09

ASPSKU është kthyer në favor të edvin dramës njëlloj si sigurimi i shtetit i enver hoxhës. O ASPAK, të dhënat personale i ka vjedh edvini, Shkullaku dhe Bushati bënë detyrën kushtetuese të denoncimit të krimit, shkoni te krimineli o prokurorë të partisë, jo tek denoncuesi.

Shto koment

Denonco