Takime në Kamëz dhe Paskuqan, Mediu: 25 prilli me rëndësi kombëtare

Takime në Kamëz dhe Paskuqan, Mediu: 25 prilli me rëndësi kombëtare

13:52, 14/04/2021
A+ Aa A-

Kandidati me numrin 7 i “Aleancës për Ndryshim”, Fatmir Mediu, zhvilloi disa takime me banorë dhe biznese në Kamëz dhe Paskuqan.

Ai kërkoi mbështetjen e tij për nr.7 dhe për koalicionin “PD-AN”. 

Mediu gjatë takimeve të tij, theksoi se:

“Data 25 Prill ka një rëndësi kombëtare të dashur miq, ka një rëndësi jashtëzakonisht të madhe dhe përpara se të shkojmë të votojmë, do t`ju lutesha gjithësecilit nga ju, këto ditë që kanë mbetur, të kthehemi në mesazherë të shpresës. Urrejtjen, përcarjen, përbuzjen, sharjen e Edi Ramës, t`a zëvendësojmë me respektin për njëri-tjetrin, dashurinë për njëri-tjetrin, vlerësimin për dinjitetin tonë, komunikimin, dashurinë dhe respektin për fëmijët tanë, për familjet tona, për vendin tonë dhe me këtë dashuri ne do të thyejmë të keqen e këtij vendi, regjimin e korruptuar dhe të inkriminuar të Edi Ramës, në datën 25 Prill.

Kam bindjen që ky bashkëudhëtim i Partisë Republikane me Partinë Demokratike për 30 vite, në të mirë dhe në të keqe, na ka shërbyer gjithësecilit nga ne që merremi me politikë.

Unë i jam mirënjohës çdo demokrati, çdo republikani, çdo qytetari që më ka mbështetur, sot, në pozicionin tim si kryetar partie, apo si ish ministër, apo deputet, atë nder nuk është se e kam realizuar unë për shkak të dijeve të mia të jashtëzakonshme, por për shkak të besimit që më ka dhënë gjithësecili nga ju, dhe kjo është vlera më e madhe në jetën time, raporti, besimi dhe miqësia me njerëzit e thjeshtë që kanë mbështetur demokracinë shqiptare, dhe unë i jam mirënjohës gjithësecilit.

Jam krenar që përfaqësoj ndjenjat më të mira të demokratëve, republikanëve, të shqiptarëve që duan një të ardhme europiane.

Ne i detyrohemi familjeve tona, besimit tonë, për të ndërtuar të ardhmen tonë. Prandaj është shumë e rëndësishme që në datën 25 Prill, ne të dalim me forcë dhe me kurajo dhe të votojmë në emër të dinjitetit tonë, në emër të familjes sonë.

Ka një rrugë për të larguar të keqen, sidomos në demokraci, dhe rruga është pjesëmarrja e gjithësecilit. Detyra e pare është të shkojmë të votojmë dhe pastaj të votojmë për “Aleancën për Ndryshim”.

Prandaj është e detyrueshme, është detyrë qytetare, fisnike dhe prindërore, secili nga ne, në cdo qendër votimi, të jemi shqiptarë të bashkuar, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe këtë duhet t`a garantojmë si opozitë dhe si qytetarë, të gjithë të bashkuar në datën 25 Prill.

Fitorja do të jetë në qoftë se Paskuqani dhe Kamza do të dalin edhe njëherë si në vitet e para të demokracisë për të votuar.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco