Spaho: Me reformat e thella të subvecioneve të PD, bujqësia do të ringrihet

Spaho: Me reformat e thella të subvecioneve të PD, bujqësia do të ringrihet

11:42, 14/04/2021
A+ Aa A-

Në fshatrat Vreshtas, Rrëmbec, Leminot të Korçës, kordinatori politik i PD-së, Edmond Spaho konfirmoi sërish se me programin e PD, fshati do të ringrihet dhe produktet bujqësore do të jenë konkurrente në tregun rajonal.

Fermerët i bënë të ditur z. Spaho, kostot dhe taksat e larta të prodhimit, ndërkohë që shitja e tyre është e bllokuar nga dyndja e produkteve të Importit.

"Shitja e prodhimit është aq e vogël, sa të ardhurat që përfitojmë nuk nxjerrin as 30 përqind të shpenzimeve që ne bëjmë. Ne paguajmë taksat rregullisht dhe shteti nuk na kthen as edhe një shërbim, duke filluar që nga mungesa e subvecioneve, karburantit me çmim të lartë dhe shumë mungesa të tjera të rëndësishme për një jetë normale të banorëve në fshat", u shprehën ndër të tjera fermerët. Ata theksojnë se, bujqësia në këto tetë vite është futur në krizë të thellë edhe për faktin se, qeveria ka mbështetur me fonde vetëm biznesin dhe mbështetësit e vet në këtë sektor dhe jo fermerin e terrenit.

Zoti Spaho tha se me reformat e thella të subvecioneve në programin e PD, bujqësia do të ringrihet dhe komuniteti në fshat do të ketë një jetë më të mirë.
Qeveria Basha do të ketë prioritet zhvillimin e ekonomisë rurale përmes një sërë lehtësish fiskale, duke filluar nga ulja e çmimit të karburantit, asaj të energjisë dhe ujit, si dhe aplikimin e politikave sociale si dyfishimi i ndihmës ekonomike, rritja e pagave dhe pensioneve në masën 25%, kredidhënies me interesa zero dhe politika të tjera mbështetëse për zhvillimin e familjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco