Vaksina kineze/ Kjo deklaratë e Manastirliut është kriminale

Vaksina kineze/ Kjo deklaratë e Manastirliut është kriminale

10:56, 14/04/2021
A+ Aa A-

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi sot se ka një lajm të mirë. Sipas saj, 200 mijë të moshuar janë më të mbrojtur nga Covid-19 pasi kanë marrë vaksinën.

“Me lajmin e mirë se, më shumë se 200,000 gjyshe dhe gjyshër janë sot më të mbrojtur nga covid19 ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Manastriliu.

Shifrat që jep qeveria janë krejtësisht të pabesueshme, mjafton të kujtojmë se janë mbi 10 mijë viktima shtesë që nga nisja e pandemisë, të cilat nuk janë numëruar nga qeveria. Por kjo deklaratë është së paku e papërgjegjshme, për të mos thënë kriminale.

Ajo u jep besimin e rremë të vaksinuarve të moshuar se janë të mbrojtur dhe mund të lëvizin lirshëm.

Por vaksina kineze që ka përdorur masivisht qeveria shqiptare të mbron vetëm 3 përqind pas dozës së parë. Praktikisht nuk të mbron fare. Kjo është arsyeja se përse vende si Turqia dhe Kili, që po kryejnë vaksinim masiv me vaksinën kineze, kanë hyrë në një izolim të rreptë për shkak të rritjes galoponte të rasteve.

Pas dozës së dytë, e cila merret pas një muaji, mbrojtja shkon në 50.7 përqind, sipas një studimi të publikuar në Brazil të dielën.

Me pak fjalë, kjo vaksinë nuk ofron mbrojtje, siç e kanë pranuar vetë kinezët zyrtarisht.

Por të injektosh besim të rreme te qytetarët, sidomos te shtresat vulnerabël, është kriminale. Aq më tepër kur vetë Kina nuk e ka injektuar këtë vaksinë te të moshuarit, madje kërkon që ajo të mos bëhet për personat mbi 60 vjeç.

Për hir të fushatës, po gatuhet një krim me pasoja, në qendër të të cilit është vaksina elektorale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

NIZAM XHEMAILI14/04/2021 14:46

MA IDIOTA SE JU TE SYRIT NUK ME KA PA SYRI

Shto koment

Denonco