‘Kam pasur shumë dobësi për punën para mikrofonit’/ Aktori i mirënjohur Ahmet Pasha në 'A Show'

‘Kam pasur shumë dobësi për punën para mikrofonit’/ Aktori i mirënjohur Ahmet Pasha në 'A Show'

23:24, 13/04/2021
A+ Aa A-

Një nga pikat e përbashkëta është dashuria për radion dhe për kameralen ku regjistroheshin ‘Teatri në mikrofon’ dhe ‘Heorizmi i popullit tonë në shekuj’ dhe ‘Fjala artistike në mikrofon’.

Krasta: Më ka bërë shumë përshtypje pasi sa herë që futesha në kameralen e madhe ku kisha parë aktorët që hynin, mua më dukej se atje ata ishin ndryshe. Ne ju kemi parë në skenë, por kur vinin në studion e radios, ata funksiononin ndryshe, montazhi ndryshe, atmosfera ndryshe, merrej batuta aty për aty.

Si ka qënë për ty, se më rezulton se ka qënë periudhë shumë e dashur për ty?

Pasha: Është e vërtetë. Kam nostalgji për atë kohë. Kam punuar shumë vite në Radio Tirana. Si aktor i Teatrit Kombëtar, shkoja në radio pasi isha shumë i aktivizuar, sepse ata regjizorat aty pëlqenin zërin tim. Xhelil Aliu, Ëngjëll Nazari, Niko Kanxheri, një Vera Vera, një me mbiemrin Çoku.

Krasta: Keni patur ndjesinë kur vinit për të regjistruar se edhe redaksia ishte më kanonike, më elitare por edhe vetë marrëdhënia e aktorit të teatrit që vinte në radio, krijonte një dimension tjetër apo kolohet në një marrëdhënie të zakonshme?

Pasha: Kjo ndodh kur shkon për herë të parë e të dytë, por ne e ksihim bërë si shtëpinë tonë radion. Jo vetëm regjizorët por edhe teknikët ishin bërë njësh me ne. Është dicka e ndryshme, ndryshe nga skena. Aty futet edhe teknologjia, pasi në radion kamerale ke të bësh më teknologjinë, ke para vetëm mikrofonin, ske partner përpara. Unë kam pasur shumë dobësi për punën para mikrofonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco