Fjalimi i Ministres së Jashtme në Këshillin e Sigurimit/ Gashi: Zonja Gërvalla nuk tha asgjë që nuk dihet...

Fjalimi i Ministres së Jashtme në Këshillin e Sigurimit/ Gashi: Zonja Gërvalla nuk tha asgjë që nuk dihet...

23:04, 13/04/2021
A+ Aa A-

I ftuar në ‘A Shoë’, në emisionin e gazetarit Adi Krasta në SYRITV, analisti Shkëlzen Gashi ka komentuar aktualitetin në Kosovë, duke u ndalur edhe te fjalimi i sotëm i ministres Gërvalla në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Krasta: Disa elemente të jetës politike në Kosovë, në Shqipëri lexohet njëjtë ose ndryshe, por distanca bën të vetën dhe largimi nga tollovia emocionale apo lufta e deklaratave nuk na bën dhe aq të pagabueshëm. Zhurma e sotshme në lidhje më fjalimin e Ministres së Jashtme zonjës Donika Gërvalla në Këshillin e Sigurimit, të krijon përshtypjen, një reagim i njërës prej ndjekësve në Facebook, e komentonte si një bisht të kryeministrit Kurtit. Për çfarë mund të ishim të pakënaqur sot nga fjalimi i zonjës Gërvalla në Këshillin e Sigurimit?

Gashi: Herën e parë që presidentja e Kosovës Osmani, në një intervistë në BBC u kritikua se përmendi krimin dhe korrupsionin. Mesa vërejta sot, zonja Gërvalla ka përmend krimin dhe korrupsionin dhe kështu do të ndalen edhe investimet e pakta që ndodhen në Kosovë. Pra me këto deklarata ajo ka dëmtuar interesin e Kosovës. Por thjeshtë kjo është e pavërtetë, pasi partnerët evropianë dhe të gjitha agjensitë e dinë. Ne nuk po themi asnjë gjë të re. Këto gjëra dihen dhe janë arsyet se pse ndodhemi në këtë situatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco