Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

‘Deformimi i votave në Gjirokastër’/ PD denoncon emrat: Drejtues të Policisë së Shtetit, fushatë hapur për PS

‘Deformimi i votave në Gjirokastër’/ PD denoncon emrat: Drejtues të Policisë së Shtetit, fushatë hapur për PS

22:31, 13/04/2021
A+ Aa A-

Partia Demokratike e Gjirokastrës ka denoncuar Drejtues të Policisë së Shtetit, të cilët janë përfshirë dukshëm në deformimin e votës popullore në favor të sektit më të urryer që ka njohur Shqipëria në 30 vite pluralizëm politik.

Sipas PD Gjirokastër, Presioni i Rilindjes gjatë këtyre ditëve nuk po njeh limit apo masë, ku në ndihmë sigurisht vjen Policia e Rilindjes e cila e ka humbur funksionin legjitim që ka, duke u pozicionuar haptas në një instrument të shtetit mafioz që po mban peng vendin.

Deklaratë e PD Gjirokastër !

Presioni i Rilindjes gjatë këtyre ditëve nuk po njeh limit apo masë!

Në ndihmë sigurisht vjen Policia e Rilindjes e cila e ka humbur funksionin legjitim që ka, duke u pozicionuar haptas në një instrument të shtetit mafioz që po mban peng vendin.

Prej ditësh në Gjirokastër, po qarkullojnë elementë kriminalë të cilët kanë qenë dhe janë pjesë e strukturave policore. Qëllimi i tyre është i lexueshëm dhe i qartë: Deformimi i votës popullore në favor të sektit më të urryer që ka njohur Shqipëria në 30 vite pluralizëm politik.

Partia Demokratike Gjirokastër u bën thirrje individëve kriminalë pjesë e strukturave policore apo dhe jashtë saj, që të mos përfshihen në veprime antiligjore për të cilat nuk do t’i shpëtojnë dot përgjegjësisë. Disponojmë prova të plota, video dhe foto që tregojnë përfshirjen e këtyre elementëve që po ndërhyjnë dukshëm në fushatën elektorale të Rilindjes cka do të referohen në organin e akuzës për veprime të mëtejshme.

Partia Demokratike Gjirokastër denoncon me forcë drejtues të Policisë së Shtetit, funksionarë të saj në sektorë të ndryshëm të Policisë së Qarkut Gjirokastër, për përfshirje dhe pozicionim të dukshëm politik në favor të pushtetit.

Për sa më lart, do të mbajnë përgjegjësi ligjore personat e mëposhtëm:

·        Julian Qibini

·        Bilbil Makri

·        Oltion Bistri

·        Perlat Cullaj

·        Klodian Haruni

·        Edmond Targaj

·        Maks Hadëri

·        Ervin Hoxha dhe te gjithe inspektoret e zonave, e të tjerë funksionarë të Policisë së Shtetit dhe asaj Vendore të Gjirokastrës se nuk do të shpëtojnë dot nga ndëshkimi ligjor. Detyra e tyre funksionale është t’i shërbejnë ligjit dhe jo antiligjit !

Për gjithcka më sipër, hapat e mëtejshëm të PD Gjirokastër, do të jenë ato të depozitimit të kallzimeve ndaj personave të mësipërm në organet ligjzbatuese, si dhe informimin e organizmave ndërkombëtare të atashuara në vend për të njohur situatën mjaft të rënduar që egziston në Gjirokastër kur mbeten më pak se 2 jave nga ndëshkimi i madh popullor ndaj Rilindjes.

Shqipëria Fiton !

Gjirokastra Fiton !

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco