Pse refuzon debatin publik me Bashën? Ramën e ‘lë’ kujtesa: Nuk është traditë e zgjedhjeve shqiptare...

Pse refuzon debatin publik me Bashën? Ramën e ‘lë’ kujtesa: Nuk është traditë e zgjedhjeve shqiptare...

22:22, 13/04/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me ftesën publike të kryedemokratit Basha, për zhvillimin e një debati publik mes tyre për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.  

I ftuar në emisionin “Përballë” me Lutfi Dervishin, Rama u shpreh se debati publik nuk është traditë e zgjedhjeve shqiptare.

Pse nuk pranoni një debat me Lulzim Bashën?

Rama: S’di të ketë pasur ndonjëherë në zgjedhjet shqiptare debat mes kryeministrit dhe rivalëve përkatës. Nëse është një traditë dhe unë e kam thyer më thoni.

Me këtë përgjigje, Rama u mundua të zhbëjë historinë politike në vend, pasi tetë vite si kryetar opozite, Rama nuk pranoi asnjë debat publik me kundërshtarin politik dhe gjithashtu, tetë vite si kryeministër, Rama nuk ka zhvilluar asnjë debat publik me kryedemokratin Basha.

Sipas Ramës, historia apo tradita fillon me të dhe nuk e kujton dot kohën kur Sali Berisha edhe Fatos Nano kanë zhvilluar një prej debateve më të ndjekur, në një dalje televizive në vitin 2002 në “Opinion” në Tv Klan./ A.Z/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco