Pse kapen me policinë dhe si po përballen në fushatë me partitë e mëdha/ Rrëfimi i kandidatit të Vetëvendosjes në ‘A Show’

Pse kapen me policinë dhe si po përballen në fushatë me partitë e mëdha/ Rrëfimi i kandidatit të Vetëvendosjes në ‘A Show’

22:08, 13/04/2021
A+ Aa A-

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosja në Shqipëri, Iliaz Shehu, ishte i ftuar në “A Show” në Syri TV, ku shpjegoi konfliktet me policinë.

Iliaz Shehu kandidon si i pavarur në Lezhë, por i mbështetur nga VV, ai tregon se si po zhvillohet fushata për zgjedhjet e 25 prillit.

“Pse kapemi me policinë? Ma bëjnë shpesh këtë pyetje, por gjithnjë jam gjendur përballë një paradoksi. Aktivistët dhe njerëzit e Vetëvendosjes vijnë nga bota akademike, por kur nuk kuptohen mirë, e përcjellim mesazhin tonë direkt në terren. Mesazhi është që ta përcjellim në mënyrë të drejtpërdrejt”, u shpreh Shehu.

Për herë të parë Lëvizja Vetëvendosja në Shqipëri futet në zgjedhje, teksa Shehu i pyetur nga gazetari Adi Krasta se si po konkurron kundër partive kryesore, tha: “Sigurisht, ne jemi një lëvizje në dy shtete të ndryshme dhe më tepër se ndërhyrjet, është frymë qytetare që mbizotëron, bashkon për kauza kombëtare.

Një zonë në Lezhë po zaptohet. Banorët kanë kërkuar mbështetjen tonë. Kemi shkuar si aktivistë të Vetëvendosjes, unë si kandidat i pavarur i mbështetur nga VV, janë dhe dy kandidatë të VV, njëri prej tyre ka nënshtetësi shqiptare. Bashkërish kemi shprehur mesazhin tonë, paqësisht, deri kur jemi konfrontuar me policinë, pasi pati një keqkuptim. Donim të bllokonim rrugën për 5 minuta, morëm lejen, pastaj ndodhën përplasje”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco