Skandali i të dhënave/ Basha: Nuk ka marifet që e shpëton Ramën!

Skandali i të dhënave/ Basha: Nuk ka marifet që e shpëton Ramën!

10:12, 13/04/2021
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka folur sot për abuzimin me të dhënat personale të qytetarëve në E-Albania nga qeveria në këtë fushatë elektorale në një takim me të rinjtë në Farkë. “Marifet” e quajti Basha, grumbullimin e të dhënave të mijëra qytetarëve dhe përllogaritjen e secilit prej tyre si votues i mundshëm ose jo i PS-së në 25 prill.

Basha tha: “Është faji i qeverisë  që tetë vite e ka lënë Shqipërinë në vendnumëro. Është faji i Kryeministrit që tallet e nëpërkëmb dinjitetin e të rinjve me arrogancën që e karakterizon dhe e shpalos para çdo shqiptari. Dhe pas tetë vitesh dështime ka guximin e të thotë më jepni edhe katër vite të tjera!!!

Unë e di përgjigjen se e dëgjoj kudo, e di fare mirë!!! E di dhe ai! Dhe nuk ka marifet që e shpëton!

E keni parë atë marifetin që e publikuan dje, që rrinë dhe mbledhin numra të kartave të identitetit etj. etj.?! Nuk ka marifet që e shpëton! 25 prilli është dita e bashkimit më të madh të shqiptarëve për ndryshim! Ndaj ftesa ime ndaj teje është të qëndrosh këtu sepse pas 25 prillit ndryshimi do të marrë formë konkrete”, theksoi Basha duke iu drejtuar një gjimnazisteje.  

Portali Lapsi.al denoncoi para pak ditësh një skandal me përmasa të mëdha. Nën ethet e mandatit të tretë, qeveria ka vendosur në duart e militantëve të saj të dhënat personale të qytetarëve të mbledhura nga portali qeveritar e-Albania, si numrin e kartës së ID, telefonit dhe në rast se e kanë ndërruar, adresën e banimit, statusin social, qendrën e punës shtet apo privat etj. Prokurorë, Gjyqtarë dhe njerëz të artit dhe medias, janë futur nën patronazhin e zyrave elektorale të zonës ku banojnë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco