Kryemadhi: Agjërim të lehtë për të gjithë ju, motra e vëllezër besimtarë myslimanë!

Kryemadhi: Agjërim të lehtë për të gjithë ju, motra e vëllezër besimtarë myslimanë!

08:09, 13/04/2021
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka uruar sot besimtarët myslimanë me rastin e Muajit të Ramazanit.

"Agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë ju, të dashur motra e vëllezër besimtarë myslimanë, - shkruan Kryemadhi në Fb. - Muaji i Shenjtë i Ramazanit që nisi sot, është muaj i faljes dhe mirëkuptimit, i cili afron njerëzit më shumë me krijuesin, lartëson vlerat më të mira dhe rrit forcën e çdonjërit për përballimin me sukses të sfidave që përballemi në familje, në shoqëri dhe në Shqipëri.

Paqja dhe mirësia qoftë në zemrat dhe shtëpitë e çdo shqiptari!", nënvizon Kryemadhi. 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco