Sipërmarrëset e Elbasanit takohen me Bashën: Kalimi në biznes të madh na gjunjëzoi

Sipërmarrëset e Elbasanit takohen me Bashën: Kalimi në biznes të madh na gjunjëzoi

09:53, 12/04/2021
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me gra sipërmarrëse në qytetin e Elbasanit, ku ka bashkëbiseduar për klimën e sipërmarrjes dhe vështirësitë e mbijetesës së biznesit.

E pranishme në këtë takim ishte edhe kandidatja për deputete e Partisë Demokratike për Elbasanin, Flutura Açka, e cila tha se sot gratë në Shqipëri e kanë më të vështirë se burrat në fushën e sipërmarrjes.

“Unë jam vetë biznesmen në nja farë mënyre, bussineswoman, biznes të librit dhe e kuptoj shumë mirë se çfarë do të thotë të përballesh si grua në fushën e sipërmarrjes sepse nuk e kemi aq të lehtë sa burrat.

Ti themi gjërat siç janë, ne nuk mund të marrim prej xhaketë kryetarin e bashkisë ose atë që ka në dorë për të ndihmuar ose për të na dhënë letër, një dokument ose një kredi, e kemi shumë më të vështirë, duam, nuk duam ne, kjo është e vërteta jonë shqiptare. As nuk marri në kafen një burrë që ka në dorë domethënë kredinë tonë, as nuk mund të bëhet marrëveshje të kësaj natyre.

Në këtë sens biznesi ynë është shumë më i ndershëm, biznesi ynë është shumë më transparent, kjo është e sigurt por sigurisht kemi edhe këtë vështirësinë tjetër, mendoj se secila prej zonjave ka përvojën e saj edhe do të flasin vetë por unë i shikoj gratë sipërmarrëse si një nyje shumë e fortë lidhëse e shoqërisë tonë” – tha Flutura Açka.

Gratë sipërmarrës ngritën problemet që përballet sot biznesi i tyre, për shkak të taksave të larta, rënies së fuqisë blerëse, të cilët zanafillën e kanë tek gënjeshtrat dhe harresa e qeverisë. 

“Veprimtaria ekonomike që ne ushtrojmë është tregtimi i mallrave perdeve dhe metrazheve, mirëpo në këto tetë vite ne kemi hasur shumë vështirësi. Biznesi ynë ka paguar taksa shumë t? larta, tarifat vendore. Por jo vet?m kaq. P?r shkak se ekonomia ka r?n?, ka r?n? dhe fuqia blerëse dhe kjo ka b?r? q? t? bjer? ndjeshëm ecuria e zhvillimit t? biznesit ton?. Taksat q? na u premtuan q? do t? ishin t? ulëta dhe ekonomia e lart?, nuk arritën dot q? biznesin ton? ta ndihmonin n? ecurinë dhe zhvillimin por ndikoi p?r keq, e dëmtuan dhe kjo çoi n? kalimin e biznesit n? biznes t? vogël” – u shpreh Albana.

“Kam nj? biznes t? vogël familjar siç e thashë, fruta-perime. Problemet janë shumë t? mëdha se siç e thashë këto kohët e fundit qe dhe kjo puna e pandemisë q? e ka vështirësuar shumë dhe pjesa m? e madhe e rinis? kan? ikur jashtë shtetit dhe kan? ngelur vet?m t? moshuarit n?p?r shtëpi t? gjith? dhe xhirot n? dyqane janë shumë t? ulëta, dhe taksat ndërkohë janë shumë t? larta. Dhe ndërkohë q? unë kam të bëj me fruta perime që është një gjë që është e parezistueshme, nuk reziston sot për nesër dhe shumë, shumë është e pamundur që t'ia dalësh me gjithë këtë sakrificë. Kur shikon që hyn njeri në dyqan, pati marrë 1 kilogram para një viti, tani merr dy kokrra, dy domate, një kastravec, një spec sa të bëjë një vakt bukë” – tha një nga pjesëmarreset.

Basha tha se me planin e Partisë Demokratike për biznesin, i cili parashikon që çdo biznes me xhiron nën 140 milion lekë të vjetra në muaj, nuk do të paguajë asnjë shumë mbi 0.5% të xhiros vjetore në vit, uljen e çmimit të energjisë elektrike dhe të naftës.

Ai gjithashtu tha se një vendim tjetër i qeverisë së ardhshme do të jetë anulimi i procesit të fiskalizimit, ku sipas kreut të opozitës është një proces korruptiv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco