Edi Paloka: Rama e përdori sportin, PD me mbështetje konkrete për sportistët

Edi Paloka: Rama e përdori sportin, PD me mbështetje konkrete për sportistët

20:35, 11/04/2021
A+ Aa A-

Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës, Edi Paloka, u takua e me sportistët në Shijak, ku ishte i pranishem edhe nuk futbollisti Andi Lila, si dhe kandidatët e tjerë, Agron Duka dhe Rezart Tusha.

Ata siguruan sportistët për mbështetjen e Partisë Demokratike për sportin.

“Partia Demokratike angazhohet që do të jetë në krah të sportit dhe sportistëve shqiptar me mbështetje konkrete, ndryshe nga Rama që kur sporti arrin suksese, nxiton të dalë si protagonist nëpër foto dhe kur sporti i bën kërkesa të domosdoshme, e shpall ‘armik’. ”

Paloka tregoi që sporti do të mbështetet më shumë se kurrë në këto 30 vite pluralizëm duke u investuar në drejtimet e duhura për t’u zhvilluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco