Zëdhënësi i presidentit: I sëmuri i Surrelit ka bërë gati dhomën ku do shtrohet më 26 prill

Zëdhënësi i presidentit: I sëmuri i Surrelit ka bërë gati dhomën ku do shtrohet më 26 prill

20:15, 11/04/2021
A+ Aa A-

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, i ka dërguar një mesazh kryeministrit Edi Rama në lidhje me artikullin për përdorimin e të dhënave të 900 mijë votuesve, ku ishte përcaktuar qartë “kahu” politik i gjithësecilit.

Blushi shkruan se skenari i tjetërsimit të votave iu zbulua, duke e paralajëruar edhe për një përballje me presidentin Meta.

Ndërkohë postimin e tij e ka shoqëruar me një foto të spitalit psikiatrit të Vlorës, duke shtuar se kreu i qeverisë ka rezervuar një dhomë pas zgjedhjeve.

“I sëmuri i Surrelit, që tmerrohet nga afrimi i 25 Prillit e ka bërë gati edhe dhomën ku do të shtrohet më 26 Prill, në kërkim të rrethanave lehtësuese për vjedhjet kriminale, që u ka bërë shqiptarëve. Në mungesë të kartelës mjekësore, Damjan Qameti, por dhe Çimkat e tjerë, e dinë shumë mirë vendin ku do të përfundojnë! Skenari i tjetërsimit të vullnetit të vlonjatëve është zbuluar dhe përvëluar bashkë me Çimkat e Damian Qametit.

Ora e gjykimit popullor po afron! Përballjes me Presidentin Meta nuk i shmangeni dot!

Së shpejti do takohemi te Sheshi i Flamurit! Presidenti Meta, si përherë, në krye të mbrojtjes së zgjedhjeve dhe rendit kushtetues! Vlora do t’ja bëjë fora!”, shkruan Blushi.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco