Presidenti Meta dekoron me titullin 'Mjeshtër i Madh' sportistë të qytetit të Vlorës

Presidenti Meta dekoron me titullin 'Mjeshtër i Madh' sportistë të qytetit të Vlorës

18:35, 11/04/2021
A+ Aa A-

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka dekoruar me titullin “Mjeshtër i madh” disa prej personaliteteve më të shkëlqyera të ekipit të mundjes së “Flamurtarit.”

Gjithashtu, Presidenti ka nderuar Kampionin e  Botës dhe të Evropës në bilardo Roland Panozaqi, peshëngritësin e talentuar, Edmond Gjoka, si dhe kampionin e më pas trajnerin e ping-pongut, Kastriot Rukaj.

Meta shprehet se duhet t’i orientojmë dhe edukojmë të rinjtë e Vlorës drejt sportit dhe edukimit cilësor e vlerave qytetare.

“Vlora ka qenë dhe mbetet djepi i sportistëve të talentuar, të cilët kanë arritur rezultatet më të larta në të gjitha disiplinat, duke nderuar fanellën e ‘Flamurtarit’ dhe përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

Ndihem shumë i lumtur, që në qytetin e tyre të lindjes, të vlerësoja me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” disa prej personaliteteve më të shkëlqyera të ekipit të mundjes së “Flamurtarit”, kampionin e paharruar Safet Abazi, si dhe mjeshtrat e shquar të mundjes klasike, Ruzhdi Zeneli, Shkëlqim Korkaj, Ilirjan Korkaj dhe Fitus Korkaj.

Pata kënaqësinë të nderoja gjithashtu Kampionin e Botës dhe të Europës në bilardo, Roland Panozaqi, peshëngritësin e talentuar, Edmond Gjoka, si dhe kampionin e më pas trajnerin e ping-pongut, Kastriot Rukaj.

Mbështetur mbi këto tradita dhe trashëgimi të shkëlqyer, t’i orientojmë dhe t’i edukojmë të rinjtë vlonjatë drejt sportit, edukimit cilësor e vlerave qytetare, për t’i larguar ata nga veset dhe për t’i rikthyer “Flamurtarit” shkëlqimin e dikurshëm, në të gjitha disiplinat sportive.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco